E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetet e djathte Presidenti te sjelle ne Kuvend dekrete ne perputhje me Kushtetuten

Deputetët demokratë të Komisionit Parlamentar të ligjeve i kërkojnë Presidentit, që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ditën e enjte, për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, që nga viti ’91, një dekret në Kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë.”, thotë depuetët e ligjeve.

Sipas tyre ky ishte votimi për kandidatin për kryetar të Kontrollit të lartë të Shtetit, të dekretuar nga Presidenti i Republikës.

Deputetët e ligjeve mendojnë se ky ishte propozimi i Presidentit të Republikës, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetet demokrat të Komisionit te ligjeve, duke respektuar Presidentin e Republikës, i kërkojnë atij që, çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›