Euro 2012, përballen sot Çeki-Poloni dhe Greqi-Rusi

Në Kampionatin Evropian të Futbollit sot luhen ndeshjet e rrethit të tretë të Grupit A.
Në Vorcllav takohen Çekia dhe Polonia, ndërsa në Varshavë Greqia me Rusinë.
Të premten, në ndeshjet e Grupit D Franca ka mposhtur Ukrainën me rezultat 2:0 dhe Anglia Suedinë me rezultat 3:2.
Euro 2012 sivjet zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.