BE-ja: Kosova ka shkelur CEFTA-n

Logo e Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA)
Vendosja e tarifës prej 35 për qind për importin e çimentos është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë (CEFTA), nënshkruese e së cilës është edhe Kosova.
Ky vlerësim ka ardhur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, e që i referohet vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 35 për qind importit të çimentos në emër të mbrojtjes së prodhimit vendas.
Ky veprim nuk është në përputhje me Marrëveshjen e CEFTA-s, nënshkruese e së cilës është edhe Kosova, ka thënë Syzana Bytyçi, zyrtare për informim në Zyrën e BE-së në Kosovë. /Koha Ditore/
Përgatiti: E.L