E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kongresi i Lushnjës”, "bien" 3 drejtore kulture

Tre drejtorë të institucioneve kulturore, Lushnje janë shkarkuar nga detyra pas incidentit të ndodhur gjatë festimeve për pervjetorin e 89-te te “Kongresit te Lushnjës”. Në vend të një dokumentari, te pranishmit ndoqen nje dasem 

LUSHNJE-Incidenti me dokumentarin e Kongresit të Lushnjës sjell valë shkarkimesh në Lushnjë. Tre drejtorë të institucioneve kulturore në Lushnjë janë shkarkuar nga detyra pas incidentit të ndodhur gjatë festimeve për “Kongresin e Lushnjës”. Vendimi është marrë nga Kryetari i Bashkisë, Alfred Sanxhaku i cili sot ka deklaruar pushimin nga puna të Alfred Dhamos, drejtor i kultures në bashki, Shaqir Greca drejtor i muzeut dhe Arjan Asalla drejtor i Teatrit “Vace Zela”. Motivi i shkarkimit është mosorganizimi i festimeve për datën e 21 janarit, kur gjatë 89-vjetorit në vend të një dokumentari me temë atdhetare në video prozhektor janë shfaqur sekuencat e një dasme. Një incident i tillë solli reagimin e qytetarëve dhe të pjestare të familjeve të patriotëve që themeluan Kongresin e Lushnjës, duke bërë që sot të merrej vendimi për shkarkimin e tre drejtorëve që organizuan festimet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›