E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi për operatorin e 4-t celular, më 20 shkurt

Tenderi për operatorin e katërt të telefonisë celulare në vend, ishte parashikuar të zhvillohej sot, por bordi drejtues i ERT-së ka marrë vendimin për shtyrjen e tij për gati një muaj.Kjo shtyrje ka ardhur si rezultat i kërkesave të shumta nga kompanitë e huaja. 

TIRANE- Operatori i katërt i telefonisë celulare në vend pritet të fillojë nga puna pas datës 20 shkurt kur është caktuar tenderi për përzgjidhjen e tij. Ky tender ishte parashikuar të zhvillohej sot, por bordi drejtues i ERT-së ka marrë vendimin për shtyrjen e tij për gati një muaj. Shtyrjen e afatit për në datën 20 shkurt, e ka bërë të dutur Kryetari i Entit Rregullator të Telekomunikacioneve, Ilir Shehu i cili ka thënë se vendimi për shtyrjen e tenderit është marrë nga nga bordi drejtues i ERT-së. Kjo shtyrje ka ardhur si rezultat i kërkesave që kishin bërë në Ministrinë e Telekomunikacioneve disa kompani të huaja që kërkonin më shumë kohë për të plotësuar dokumentacionin për këtë garë. Pritet që në tender të paraqesin ofertat e tyre disa kompani ndërkombëtare.
Aktualisht në tregun shqiptar operojnë tre kompani celulare, AMC, Vodafone dhe Eagle Mobile. Nga shifrat rezulton se në Shqipëri janë rreth 2.3 milionë përdorues të telefonisë celulare.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›