Kongresi i OMONIA-s, përshëndetet edhe nga Papandreu

Kongresi i OMONIA-s i mbajtur në Sarandë është përshëndetur edhe nga Jorgos Papandreu.
“Kemi bërë pak për minoritetin, udhëzoj përfundimin e shpejtë të rrugëve Qafë-Botë – Sarandë dhe Adhrimadhi-Poliçan-Gjirokastër. Binjakëzime mes komunave dhe qyteteve të Jugut me bashkitë në Greqi për të zhvilluar këto zona”, shkruan Papandreu në letrën përshëndetëse.
Bashkë me të edhe deputetë të PASOK-ut dhe Demokracisë së Re në Greqi, e përshëndetën kongresin e OMONIA-s në Sarandë.
Në këtë kongres u propozua sërish Vasil Bollano si kryetar i OMONIA-s
Vasil Bollano, u përmend sërish si kandidati për kryetar i OMONIA-s, i cili prej vitesh vazhdon të qëndron në krye të saj, njëherësh edhe në krye të Bashkisë së Himarës.
Gjatë fjalës së tij ai ripërsëriti faktin se gjatë zgjedhjeve të 8 majit do të garojë sërish për drejtimin e Himarës.