Juve, 15 mln euro për Alessandro Matri

Lëndimet e shumta dhe forma e dobët e Amaurit kanë detyruar kryesinë e Juventusit të kërkoj edhe një sulmues të ri. Toni e Quaglierella vuajnë nga lëndime serioze, ndërsa Del Piero e Iaquinta po ashtu nuk kanë arritur formën e duhur fizike.
Juventusi kërkon huazimin e lojtarit më të drejtë blerje në fund të sezonit. Vlera të cilën është e gatshme të paguaj Juventus për sulmuesin e talentuar është 15 milion euro. Ndërkohë Juventus është në negociata për huazim të Amaurit tek Genoa.