Kongresi i PES/ Rama niset drejt Berlinit: Do diskutojmë për inflacionin e luftës dhe krizën energjetike

Mbahet në Berlin Kongresi i Partisë Socialiste Europiane që do mbledhë sot dhe nesër (15 tetor) krerët e shteteve dhe qeverive, komisionerë europianë, liderë të partive politike dhe përfaqësues të tjerë.
Inflacioni i luftës dhe kriza energjitike që ka prekur mbarë botën, do të jenë pjesë diskutimi në kongres. Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Berlinit për të diskutuar për përballimin e sfidave me të cilat po përballet bota si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Në Berlin, ku forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në #PESCongress🌹për të diskutuar si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë, e me radhë me sytë nga e ardhmja e Familjes Sonë Europiane”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/