E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmet e Berishës ndaj fjalimit të Ramës në KiE, Balla: Po mbron votën tënde pro raportit të Dick Martyt në 2011?

Sulmeve të Sali Berishës ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e KiE për anulimin e rezolutës së Dick Martit duke e quajtur atë si anti-shqiptar, i ka kthyer përgjigje edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla nge pyetjen nëse këto sulme vijnë si rezultat i votës së Berishës pro raporti të Dick Martyt në 2011.  Kreu i grupit parlamentar të PS përmend gjithashtu se Berisha mbështet një raport i cili e ka zanafillën e tij në “tregime të pa verifikuara si skenarë për filma fiction të Carla Del Ponte”.

“Prej 24 orësh koalicioni Berisha-Meta është hedhur në sulme dhe sharje, edhe pse të paktën duhet të heshtnin, sa kohë që në vitin 2011 e kanë votuar së bashku PRO Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport (Doc. 12462, datë 7 janar 2011) të Dick Marty. Shqiptarët duan shpjegime se pse Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan PRO, sa kohë ajo Rezolutë kishte zanafillën në një mocion për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 Prill 2008) të propozuar nga drejtuesi i delegacionit rus Konstantin Kosachev, bazuar në tregime të paverifikuara si skenarë për filma fiction të Carla Del Ponte”,  shkruan Balla.

Teksa shton se ka denoncuar që në 2008 heshtjen e Sali Berishës për dokumentin e hartuar në Moskë dhe votën e tij pro këtij raporti, Balla e lidhë atë edhe me denoncimet e financimeve ruse në PD.

“E kam denoncuar heshtjen e Sali Berishës ndaj dokumentit të hartuar në Moskë, që në verën e vitit 2008. E kam denoncuar votën pro të Sali Berishës dhe Ilir Metës, për atë Rezolutë skandaloze në vitin 2011 gjithashtu. Kam denoncuar edhe lidhjet e Partisë Demokratike me financime të paligjshme ruse. Sot pyetja që shtrohet është: Ndërsa Shqipëria zyrtarisht përmes Kuvendit dhe Kryeministrit Edi Rama fillojnë përpjekjen për ta pastruar këtë mal të madh balte dhe trillimesh, të denjë për filma horror, Sali Berisha dhe Ilir Meta pse janë hedhur në sulm?! Çfarë dhe cilët duan të mbrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta? Rezolutën e Dick Martyt? Apo votën e tyre pro saj?” Megjithatë, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme, historike madje, në rrugën e shpalljes si të pabazuara të pretendimeve për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre 11 viteve, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe për sa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë. Lufta e UÇK ishte luftë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare!. Lufta e UÇK ishte luftë e pastër, e drejtë dhe çlirimtare!”- shkruan Balla.

Më herët edhe kryeministri Rama i cilësoi këto sulme të ‘non-grata’ si të neveritshme që bëhen nga njerëz pa atdhe.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra! NjerëzPaAtdhe KatranMeBojë”, shkruante Rama ndër të tjera.

Kryeministrit Edi Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit Europian për rrëzimin e rezolutës së Dick Martyt, e cilësoi këtë raport si “fake news” më të tmerrshëm të shpërndarë që po përbalt luftën e denjët për liri të drejtuesve të UÇK-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›