Kongresi i PS-së, numërimi shtyhet për nesër
TIRANE- Kongresi i Partise Socialiste ka shtyre per diten e neserme procesin e numerimit.
Pas punimeve te gjata te djeshme, sot pritej te vijohej me procesin e numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare .
Por nisur nga punimet egjata te djeshme dhe dita e festes se Kurban Bajramit, Kongresi ka vendosur rinisjen e punimeve mengjesin e neserm. Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.
Punimet e djeshme te Kongresit
17: 55- Kongresi i Partisë Socialiste, ka mbyllur punimet në pritje të nisjes së votimit për Asamblenë e re , i cili pritet të fillojë rreth orës 19:00. Pasi janë prezantuar emrat, pjesë e cila ka ngjallur debat në sallë, Gramoz Ruçi njoftoi vendet e votimit të delegatëve të ndarë sipas rretheve.
Në vendvotimin nr.1 do të votojnë, Tirana bashki, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Në vendvotimin nr.2, Tirana rreth, Elbasani, Berati dhe Korça dhe në vendotimin nr.3, Durrësi, Fieri, Gjirokastra.
Gra dhe vajza do të zenë 30% të Asamblesë së re, ku janë në garë 58 kandidate për 40 vende, ndërsa 127 kandidatë burra për 80 vende.
12:30-Ribashkimi me Europën, eshte prezantuar nga deputeti Ditmir Bushati.
“Shqipëria nën qeverisjen e e Sali Berishës humbi një shans historik, lidhjen me BE-në. Të gjithë jemi të trishtuar edhe pse i merituar për shkak të modelit të dështuar të kësaj qeverisje. Kriza politike është vetëm një pjesë e vogël e çështjeve shqetësuese që janë thelbësore për projektin” Shqipëria si gjithë Evropa”.
Ne do ndërtojmë një shërbim diplomatik brenda binarëve të ligjit, duke u bazuar tek karriera. Jashtë vendit tonë jetojnë shumë shqiptarë, është i njohur raporti inekzistent. TVSH një kanal vetëm për emigrantët. Duke ndjekur modelin e disa vendeve të zhvilluara, do tu mundësojmë shqiptarëve të drejtën e votës si një detyrim kushtetues. Do të mundësojmë një rilindje shqiptare dhe një ribashkim me Evropën.”- tha Bushati.
Valentina Leskaj, Ilir Beqja
12:20- Ilir Beqja foli për pjesën e punësimit në Programin e Partisë Socialiste, i cili theksoi se sot në Shqipëri janë 1 milionë të papunë, dhe kjo nuk është një demagogji. Ai tha se programi i PS-së parashikon hapjen e 300 mijë vendeve të punës brenda një mandati 4- vjeçar.
Kapitulli Ripërtëritja e shoqërisë po prezantohet nga deputetja Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit. Në fjalën e saj, Leskaj tha se, Ky program është bërë jo vetëm me punën dhe mendjen e ekspertëve, por mbi të gjitha me mendjen tek zemra e njerëzve që vuajnë sot
Taksa e sheshtë ka sjellë më pak punësim, dhe shumë fukarallëk. Është koha për drejetësi sociale, është koha për taksim progresiv. Banka Botërore paralajmëron se cilësia e arsimit kërcënon ekonominë, arsimi nuk është më prioritet. Nuk mund të jetë prioritet kur buxheti shkon poshtë. Ky buxhet është më i ulëti në rajon dhe Evropë. Ska prioritet me shkolla pa banka, pa dritare me mësuaes militanë. Arsimi është politika më e mirë për ekonominë. Do rrisim buxhetin për arsimin. Rritje të të ardhurave për mësuesit. Cilësia e tij do të ndryshojë rrënjësisht. Kemi një çasje të re për shkollat profesionale, do ngrejmë Kolegje Komunitare. Jemi kundër fabrikave ku diplomat blihen me para. Do bëjmë reformë radikale që ofron shërbim shëndetësor për çdo shqiptar. Heqje të të gjitha tarifave për të sëmurët që janë të pasiguruar. Kujdes të posaçëm për familjen. Ne synojmë përfshirje dhe jo përjashtim. Përcaktim të minimumit jetik. Kujdes të veçantë për personat me aftësi të kufizuar. Rritje te pensioneve dhe shërbimi për të moshuarit janë projekti ynë. Gjendja e fëmijëve është e papranueshme. Shfrytëzimi barbar i fëmijëve që punojnë në krom apo në Gërdec, është e papranueshme. Ne do ti japim fund kësaj drame”- theksoi nder te tjera Leskaj.
Sajmir Tahiri
12:05- Sajmir Tahiri, deputet i Tiranës dhe nënkryetar i Grupit Socialist, po prezanton pjesën tjetër të programit, kapitulli, Rivendosja e demokracisë
Tahiri tha se, kapja e shtetit nga korrupsioni, nga milatantët, dhuna ndaj medias, etj, na kane kthyer mbrapsht, duke na çuar më afër diktaturës, ndaj dhe e çuajmë këtë pjesë, Rimëkëmbja e Demokracisë.
Ne besojmë tek zgjedhjet e lira. Të ndërtojmë shoqërinë demokratike që rrënjët i ka tek vota e popullit. Institucione me të vërtetë demokratike. Pjesëmarrje te shqiptareve në vendimmarrje. Sot Parlamenti është topall dhe i çalë. Në do të rikthejmë Kuvendin në qendrën e gravitetit politik. Do fuqizojmë institucione Kushtetuese, duke ndarë pushtetin nga shteti. Respket për ligjin dhe institucionet kushtetuese. Reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Të ndërtojmë një shoqëri ku sundon ligji. Sistem gjyqësor efikas dhe larg korrupsionit. Rritjë të transparencës në dhënien e drejtësisë. Do të rikrijojmë standartin e ndëshkueshmërisë. Do të lehtësojmë aksesin në drejtësi, për grupet më të dobëta në shoqëri. Korruspioni është kthyer në sistem. Kapja e shtetit tashmë është fakt. Korrupsioni ëhstë kthyer në normalitet, ne nuk pajtohemi me këtë anormalitet fatal.
Mimi Kodheli
11:55- Kongresi po vazhdon punimet në këto momente me fjalën e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, e cila po zbërthen kapitullin e Programit te PS-së Rimëkëmbja e ekonomisë
Ajo tha se me ardhjen në psuhtet të PS-së, do heqet taksa e bukës, qumështit, vezës, ilaçeve, etj.
Ne nuk mund të pranojmë një Shqipëri ku taksohen njëlloj edhe të pasurit edhe të varfërit. Taksa e sheshtë, është abuzim për më të dobëtin dhe nënshtrim ndaj më të fortit. Do vendosim taksim progresiv. Do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve, të cilët paguajnë më pak dhe do te blejnë më shumë. 300 mijë vende të reja pune, në mandatin 4- vjeçar. Do zgjidhim përfundimisht çështjen e pronave.- tha Kodheli
Blendi Klosi
11:50- Deputeti Blendi Klosi deklaroi të hapur Kongresin e Partisë Socialiste duke vënë në dukje pikat në të cilat PS-ja, ndahet nga PD-ja.
Mënjëherë më pas është përcaktuar përfaqësia e Kongresit, komisioni i verifikimit te mandateve, dhe ngritja e sekrateariatit te Kongresit. Delegatët miratuan gjithashtu edhe rendin e ditës, i cili parashikon fillimisht miratimin e Programit të ri të PS-së, votimin e ndryshimeve në Statut, dhe pika e fundit, zgjedhjet e reja në Asamblenë e Përgjithshme.
Anduel Xhindi
11:40- Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur me një minutë heshtje nën interpretimin e himnit kombëtar, pas një fjalimi të shkurtër të djalit të deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi, Anduel Xhindi.
Do ndalem tek dy tema kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës dhe shtetin e së drejtës. Të gjithë e dimë se nuk mund të ndihesh i sigut, shteti i së drejtës është zeven desuar nga një dukuri e re, kapja e shtetit. Drejtësia nuk funksionon. Besimi tek institucionet ka rënë. Është i madh nr i atyre që kanë humbur jetën në këto 6 vite në regjimin e Sali Berishës. Në kujtim të Gërdecit, të katër të vrarëve më 21 janar, të kryetarit Remzi Veseli, por edhe në kujtim të babait tim dhe shokut tuaj, Fatmir Xhindi ju ftoj te mbajme nje minute heshtje.
11:20- Kongresi i Partisë Socialiste pritet të nisë pas pak minutash, ndërsa tashmë 1500 delegatët janë në sallën e Pallatit të Kongreseve. Janë parë të mbërrijnë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, një nga zërat kritik të kryetarit Rama, Ben Blushi apo figu
