E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi voton pro planit Obama

homa e Perfaqesuesve amerikan miratoi dokumentin perfundimtar te planit per stimulimin e ekonomise. Shifra perfundimtare paketes do jete 787 miliarde dollare. Dokumenti, i dale nga kompromisi mes dy Dhomave te parlamentit amerikan, u miratua me 246 vota pro dhe 183 kunder. Perveç republikaneve edhe shtate demokrate votuan kunder. Shuma e pergjithshme e planit arrin ne 787 miliarde dollare dhe perbehet ne me teper se nje te treten, nga lehtesime fiskale qe kapin shifren 286 miliarde dollare. Pjesa tjeter perbehet nga shpenzime per infrastrukturen, shendetesine, shkencen teknologjine, arsimin dhe energjine. Mesohet se plani do te shkoje pas disa oresh per votim edhe ne Senat. Ne kete menyre, demokrate permbushin premtimin e tyre per ta derguar projektligjin ne zyren e Obames perpara pushimeve parlamentare te shkurtit . Megjithaet republikanet vazhdojne te jene kunder planit te nxitjes se ekonomise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›