E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Rufi Osmani mund të kandidojë

Shkup - Rufi Osmani do të mundet të kandidojë për postin e kreut të Komunës së Gostivarit. Gjykata Administrative e Maqedonisë ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Gostivar , i cili vendosi që të hedhë poshtë kandidaturën e Osmanit, duke pranuar kështu ankimimin e kandidatit në fjalë.

Ndërkohë, Komisioni Komunal Zgjedhor i Gostivarit, refuzimin e kandidaturës së Rufi Osmanit për kryetar të kësaj komune, e ka mbështetur në Kodin zgjedhor.

Sipas Kodit zgjedhor "të drejtë për tu zgjedhur për deputet, anëtarë këshilli dhe kryetar komune, ka çdo shtetas i Maqedonisë nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor me burg pa kusht mbi 6 muaj".

Rufi Osmani në skenën politike në Maqedoni,është i njohur për ngjarjet e Gostivarit të vitit në vitin 1997 kur ai ishte kryetar i Kuvendit komunal të Gostivarit dhe refuzoi që ta heq flamurin kombëtarë shqiptarë para selisë së komunës.

Ndërhynë forcat policore, dhe si pasojë u vranë tre persona ndërsa disa qindra u keptrajtuan. Zoti Osmani u dënua me 13 vjet e 8 muja heqje lirie.

Në burg qëndroi vetëm disa muaj, ndërsa në vitin 1999 me dekret të presidentit të atëhershëm, Boris Trajkovski ai u amnestua dhe u lirua nga burgu.

Rufi Osmani pas këtij vendimi të Komisionit Komunal Zgjedhor ka paraqitur ankesën e tij deri tek Gjykata administrative e cila në afat prej 24 orëve duhet të prononcohet rreth këtij vendimi të Komisionit.

Vendimin e Komisionit zgjedhor komunal, Rufi Osmani e ka cilësuar si politik, i cili sipas tijë nuk ka" bazë juridike dhe është në kundërshtim me normat demokratike.

Ky është një vendim i kurdisur nga qarqe lokale të cilët i frigohen nominimit dhe kandidatures sime" ka thënë Zoti, Osmani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›