E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi i kundërshton anëtarësimet e Kosovës

Beograd - Serbia nuk e përkrahë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare financiare dhe asnjëherë nuk e ka ndryshuar politkën e saj ndaj Kosovës, e cila është definuar me Kushtetuën e Serbisë, ka thënë ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç.

Në konferencën për gazetarë në Beograd, Jeremiç ka thënë se Serbia është kundër kërkesave që Kosova i bën në emër të shtetit për anëtarësim në organizmat ndërkombvëtarë financiarë. Më tutje Jeremiç ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë me Prishtinën për, siç ka thënë ai, statusin e ardhshëm të
Kosovës, i cili, sipas tij, do të ishte i pranueshëm për të dyja palët. Rel/Start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›