Kongresmeni amerikan Eliot Engel, përkrah Thaçin
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, tha se veprimi i kryeministrit Hashim Thaçi për marrjen në kontroll të pikave doganore në veriun e Kosovës ishte një vendim i drejtë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Engel i bëri thirrje Beogradit që të njohë pavarësinë e Kosovës. "Nuk është e drejtë që mallrat e Serbisë të lejohen të hyjnë në Kosovë ndërsa mallrat e Kosovës të ndalohen plotësisht në Serbi. Çdo udhëheqës i një vendi me sovranitet, siç është Kosova, do të vepronte drejt nëse do të kishte marrë këto masa. Kjo ndihmon për sundimin e ligjit dhe ndihmon për sqarimin e gjërave. Janë zhvilluar bisedime mes kosovarëve dhe serbëve dhe ka patur marrëveshje për të lejuar mallrat nga Kosova të hyjnë në Serbi me etiketat ku shkruhet Kosovë dhe serbët në Beograd nuk e pranuan këtë kompromis."
Engel thotë se Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe shumica e vendeve evropiane e ndjejnë se kjo ishte e vetmja gjë që mund të ishte bërë. Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka shprehur kundërshtime lidhur me veprimin e qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave doganore në veri.
Megjithate zoti Engel mendon se tani e tutje, gjërat duhet të bëhet në bashkërendim me aktorët ndërkombëtarë në Kosovë, ai thotë se Kryeministri Thaçi nuk ka pse të marrë miratimin e të gjithëve për veprimet që ndërmerr.
Sipas zotit Engel, ajo që kërkon Serbia është një ndarje e Kosovës por ai thotë se nëse fillon ndarja atëhere nuk dihet se cili do të jetë fundi. Sipas kongresmenit nga Nju Jorku, serbët duhet të shikojnë drejt së ardhmes dhe jo drejt së kaluarës.
(a.h/BalkanWeb)