E Shtunë, 31 Tetor 2026

Byler në një takim me zyrtarët serbë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byler, ka zhvilluar një takim të shkurtër me shefin e delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviq dhe ministrin serbë për Kosovën, Gordan Bogdanoviq.

Takimi është mbajtur në afërsi të kampit të KFOR-it, Noting Hill, ndërmjet fshatit Sllatinë dhe Leposaviqit.

Lajmi konfirmohet nga forcat paqeruajtëse, të cilat në një komunikatë takimin e kanë cilësuar si “shkëmbim të shkurtër dhe joformal të pikëpamjeve”.

“Para bisedave joformale, komandanti i KFOR-it është ndaluar në bllokadën rrugore në Sllatinë” - thuhet në komunikatë.

Nuk ka hollësi të tjera mbi takimin, por është paralajmëruar mundësia e një takimi tjetër gjatë ditës së nesërme.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›