E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen: Të hiqen barrikadat serbe në veri

PRISHTINË- Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen ka konfirmuar se vendi i tij mbështet fuqishëm sovranitetin e shtetit të Kosovës, ndërsa ka bërë të qartë se barrikadat e vendosura nga serbët në veri duhet të largohen. Deklaratat e zyrtarit amerikan u bënë gjatë një interviste për RTK-në.

Kantrimen ka shprehur shqetësimin e SHBA-ve në lidhje me situatën në veri ndërsa ripërsërit qëndrimin se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë, edhe pse disa politikanë serb e preferojnë një gjë të tillë.
“Ne jemi të brengosur me ngjarjet e 8 ditëve të fundit posaçërisht të brengosur nga vrasja e një polici të Kosovës dhe veprat e tjera të dhunës. Dëshirojmë të shohim sa më parë një deeskalim të ngjarjeve në terren. Kjo kërkon edhe nga Beogradi edhe nga Prishtina dhe të gjithë njerëzit në Kosovë që zvogëlojnë nivelin e frikës të flasin për gjetjen e zgjidhjeve dhe të jenë të gatshëm që të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare për gjetjen e këtyre zgjidhjeve”, ka theksuar Cantryman.

Për më tepër, Kantrimen i ka quajtur të jashtëligjshme vendimet për embargo si nga Serbia shtu edhe nga Kosova, të vendosur së fundmi

“Nuk mund të flas për Qeverinë e Kosovës se a kanë qenë të nevojshme, neve na vjen keq pse kanë ndodhur se nuk janë të ligjshme sipas marrëveshjes CEFTA, janë përgjigje ndaj veprimit të Qeverisë së Serbisë, pra siç e thashë prosperiteti ekonomik mund të ndërtohet vetëm nëse arrijmë reciprocitetit pozitiv dhe kjo është me rëndësi në të dy anët”, ka thënë ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›