Konica: Xhon Turqit e Manastirit
Në nëntor bëhen 100 vjet nga themelimi i alfabetit të njësuar të shqipes. Deri tani shqiptarët nuk kanë ndërmarrë ndonjë iniciativë për ta kujtuar ditën e “bashkimit të gegërisë dhe toskërisë” apo ditën kur pa pasur shtet, “zyrtarisht” vendosën përdorimin e një alfabeti me 36 shkronja, përfshirjen në të e një “abeceje fjesht latine”, siç thuhet në “Vendimin e Komisionit mbi çështjen e Abecesë. Ishte një finale siç do ta donte historia që nga tekstet e vjetra të shqipes së shkruar.
Por nuk po ndalemi tek ngjarja që u mbajt gjatë nëntë ditëve në Manastir, 14-22 nëntor 1908, në praninë e 150 delegatëve të ardhur nga e gjithë Shqipëria si dhe nga komunitetet shqiptare në diasporë; as tek dëshmitë e anëtarëve aktivë të Komisionit të Alfabetit, si Mithat Frashëri i cili mbronte Alfabetin e Stambollit si një nga tre alfabetet e propozuara në Kongres; apo figura me kontribut të madh për t’ia mbërritur kësaj dite si Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja etj.
Është një njeri që nuk mori pjesë në Kongres dhe që del kundra rrymës së ngjarjes. Si gjithnjë. Është Faik Konica i cili mendimet e tij të ashpra ndaj disa protagonistëve të Kongresit të Alfabetit i shpreh edhe tek dy letrat e mëposhtme dhe tek përgjigjja e një letërkëmbyesi, pjesëmarrës në ato ditë në Manastir.
Siç do ta shohim në letrat të cilat po i botojmë, të patranskriptuara, ashtu siç i ka shkruar Konica njëqind vjet para, shkak për “mëninë e Akilit” duhet të jetë bërë ftesa e vonuar që ai mori nga organizatorët e Kongresit. Prandaj i kthen përgjigje ftesës me “ca të tallura të forta, kundër atyreve që vanë.”
Ai vë sidomos në shënjestër Mithat Frashërin. “Shoh ce Xhon Turqit e Manastirit muarnë, përveç abesë së Stambollit edhe atë që përdora unë, me një a dy ndryshime, në mot të re t’Albanies, nga e keqia. Ësht e tepër të ju thom që, pas mendjes s’ime, një abee e tillë nukë munt të jetë përveç se e kohëshme. Por duke pritur, munt për pakë vjet të punojmë me këtë abee për të qeshur.”
Konica nuk i kursen fjalët e hidhëtandaj, përfaqësuesit të Shoqërisë Biblike Gjergji Qiriazi, anëtar i komisionit për hartimin e alfabetit. “Pas kokës së Qirjasit, duhet të bëhemi të gjithë agjentë të Biblës.”
Faik Konica (1876-1942) qysh në rini kish trajtuar çështjen e krijimit të një gjuhe letrare të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Me dhjetëra artikuj kish botuar tek “Albania” e tij (1897-1909) para se të vintete e Kongresit të Manastirit.
Konica kishte studiuar në Francë gjuhësi dhe filologji, dhjetë vjet studime në Dizhon dhe në Paris, në Kolegjin Francez, për letërsi frënge, Latinisht dhe Greqisht.
Letrat e mëposhtme u gjetën në dosjen jo shumë të pasur për Kongresin e Manastirit që disponon Arkivi Qendror Shtetëror. Aty ruheshin dy foto klishe “Kongres i Manastirit”dhe “Komision’ i Alfabetit” bashkë me “Vendimin e Komisionit mbi çështjen e Abecesë”. Tri fletë gjithsej.
Ka të ngjarë që letrat e Konicës t’i drejtohen Sotir Pecit, një intelektuali të kohës, ministër Arsimi në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Po s’mund të thuhet me siguri, pasi në këtë letër dorëshkrim ku i kthehet përgjigje Konicës për kureshtjen e këtij të fundit nga “vendi i ngjarjes”, Kongresi i Manastirit, nuk ka as emër shkruesi, as firmë. ------------------------------------Në London, më 10 të vjeshtës III, 1908
I dashur mik,
Dy fjalë në këtë të bukur kartë të Hollandës.
Klubi i Manastirit më dërgoj gnë ftim në funt të vjeshtës II: Do me thënë e mora tani e katër ditë më parë. U ktheva këtyre xotërignve gnë përghighje të mprehur e të merituar. Do t’a këndoni te “Albania”; a në shkofshi në kongres, u a tregon Hristo Ciriasi.
Me cë e xura në gojë këtë emër, duhet të ju thom se Cirjasi cenka xemëruar me mua jo vetëm për “Ristomathinë, po dhe më tepër nga ce mora anën e priftit Shcipëtar. Pas kokës së Cirjasit, duhet të bëhemi të ghithë aghentë të Biblës.
Në shkofshi në Manastir, kërkoini Luigi Gurakucit të ju tregojë letrën ci shkrova. Më pëlcente më mirë të ju shkruanja juve, po nukë e dija a do të shkojit në Kongres.
Këto cë ju shkruaj juve vetëm gnë biletë e shpejtmë. Po në pakë kohë do të merni gnë letrë të ghatë. Me ghith këtë nuk dua të pres gher ahere cë të ju shfac gëzimin t’im për shërimin e nënës s’uaj. Kuptoj mirë se xëra juaj n’orë të xexa të dyshimit dhe të pritjes.
Mora dy ditë më parë gnë letrë të ghatë, te e tsila më shfacin arësyen e asaj telegramme cë muartë nga Stambolli. Si duket, Grekët e Janinës gatitjen gnë kryengritje për t’u bashkuar me Grecinë. Turct e Rign e zbuluan gatitjen, dhe gn’a dhjetë veta. Pastaj, Komiteti i Stambollit thiri tsa Shciptarë, të gnohur në hucumete, dhe u dha urdhër të dërgojnë telegramin cë muartë. “Cenkan gati të vdesin”.
Kush?... Gati të lëpijnë këmbët e Grekëve, në pafshin nognë fitim. Ch’foshgna janë Shciptarët t’u vënë veshin sharlatanëve të tilë! Të dijin se ch’është politika dhe organiximi, do të kishin përghighur:
“Tsilët jini ju? N’emër të kujt na flisni? Kush ju kërkoj këshilla? Ku ishit gher sot? Ch’punë kini mbaruar për Shcipërinë cë të na jipni mësime patriotismi? Duke bërë kështu do t’nderojin edhe veten edhe vendin e tyre; dhe do të merjin më tepër rëndësie në sy të Turcve të Rign.
Se shpirt-robët, të tsilët janë gati kurdoherë të përghighen “evet-efendëm”. Në ch’do gneri të pa-gnohur cë kuzon t’u urdhërojë ata, shpirt robër nuk munt të nderohen prej kërkujt.
Shoh cë e xghata tepër “biletën”, dhe e bëra letrë.
Mbaroi pra duke u-thënë: juaji me xemër Faik Konitza.
P. S. Smail Mahir Pashën e chliruam me nder. Offitserët cë e thelluan punën e tija i bënë Sadracemit gnë rapporte këtij xoti s’i ghetmë gha. Dhe Sadracemi shkruajti gnë “jangllesh olldu” dhe u mbarua puna. Kish ndegnur dy muaj të mbyllur në Serasceri.
P. S. 2 Telegramën t’onë a e mori Beledije Reisi?
AQSH F. 13 D. 3 fl. 19-21
------------------------------------------London, N. W.
11. XII. 1908
I dashur mik,
Besoj të ghej të ju dërgoj ghithë numërat cë ju mungojnënga “Albania”. Bashkë me ‘to, kam shpresë të ghej në mes të karterave të mia edhe nogne libër cë ju mungon dhe munt të ju duhet.
Se për librat për të shitur, kam:
1.Gn’a 30 Historie të Shcipërisë. I shes 5 franga. U a lë juve për 3 franga tsopën, kushtimi i udhës duke cenë në barë t’uaj.
2. Gn’a 300 Historie të Turcisë. I shes 1 franga. U a lë për 0fr. , 40. t’udhës t’uajat.
3. Kartat Dheshkrimtare, cë të kthehen të pa-shitura nga Amerika (munt të jenë nga gn’a 150), 5 frënga tsopa; ch’do tsopë, do t’u lihen 3 fr. për ju.
4. “Albania” e motit 1909, cë vjen, pajtimi 10 franga. Për pajtimarët të bërë me anë t’uaj, 7 frënga. Për vëllimet e shkruara t’ “Albanies” ghith’ashtu.
Mora pardie gnë letrë nga Amerika. Shocëria “Besa-Besën” kërkon të blejë “Kombin” me ghith shtypin e tij, dhe më pyeti në dua të pëlcej vendin e drectorit të fletës së ree. Më kërkonte përghighje me “cable”. Kaptova “Yes conditionally”. Konditjet e mia janë t’i mar detyrat në 9 muaj, sa të kemë kohë të picem me nënën dhe të vështroj tsa punë shtëpiake. Ata t’ Amerikës duan të vete në 4 muaj; po këtë nuk e bëj dot.
Shoh ce Zhon Turcet e Manastirit muarnë, përvech abese së Stambollit edhe atë cë përdora unë, me gn’a dy ndryshime, në mot të re t’Albanies” nga e kecia. Ësht e tepër të ju thom cë, pas mendjes s’ime, gnë abee e tillë nukë munt të jetë përvech se e kohëshme. Por duke pritur, munt në pakë vjet të punojmë me këtë abee për të ceshur. Gnë vjershë e bukur gnë mësim i thellë, gnë roman i fort, nuk e hecin vler e tyre nga abeja te e tsila janë shkruar, dhe s’munt të humbasin rëndësinë në u-shkrofshin me gnë dorë e me gnë tjatër.
Nuk më thatë ch’funt i dhatë cëllimit t’uaj për të blerë gnë shtyp? S’vajta të pyes më parë se të di në doni me të vërtet të bleni; s’kuzoj t’i mërxit për ghepura. Gnë shtyp n’Elbasan do të duhet, në coftë ce duam t’u biem pas mendimeve t’ona. Do t’ish mirë të nzitojit pakë, se në dy muaj e mbaroj kundraton me shtypësin t’im, dhe dua, në kini gnë shtyp aty, të lidhem me ju cë t’a shtypni “Albanien” n’Elbasan me të holla të mia. Në këtë rasë, do të kem nevojë edhe për gnë “sub-editor” i tsili të jet’aty ghithgnë. A munt të porositni gnë muaj (nuk munt t’i jap shum)? Duhet të jet’ i tsenar dhe punëtor, pa në mos ka dije të mirë e vë unë shpejt n’udhë. Detyra e tij do të jetë të ndrecë shprovimet, të dërgojë “Albanien” dhe të mbledhë pajtimet, të mbajë letrë-këmbimin me pajtimtarët, etj. Sa për shkrimet, gnë të tretë do t’a dërgojnë vetë, gnë të tretë do t’a dërgojnë bashkëpunëtorët, gnë të tretë vetëm duhet t’a shkruaj ay. Do me thënë me cë “Albania” është më të shumat herë 24 facesh, do të ketë për të shkruar 8 face më muaj, a ½ shtyllë ditën. do t’i choj shpesh vetë lëndën me të tsilën të trajtojë artikuj. “Albania” do të bëjë pakë politikë, edhe këtë në masë cë të ma e permetojë kanuni i xotërignve t’anë. “Sub-editor”-i s’munt të jetë...... po s’bën ghë në pastë punë në beledie, a në shkolla të vechanta.
Miss Durham-i vjen këto ditë këtu. Më shkruan nga Shkodra cë ka shpresë Shcipëtarët të punojnë dhe të lidhë, cë të jenë të zotët të chlirohen, se Konstutsja s’munt të rojë dhe Turcia shpejt a von do të prishet dhe do t’humbasë. U-poca me gnë xognë, miceshë të Miss Durham-it, dhe më tha se kio e funtmia kërkon të blejë shtëpie dhe të rijë në Shcipërie, ndofta do të hapë edhe shkollë chupash. Do t’përpicem t’i mbush kokën të xghedhë Elbasanin. Miss Durham-i më shkruan cë Shkodranët cahen nga boyeottimi se nisnë të humbasin. Edhe nga ghetkë ashtu më shkruajnë. Austria u shet tregëtarëve veresie; nga tjatër anë, tregu i parë për plachkat shcipëtare ësht Austria: Si munt pra të boyeottohen myshterign, të tsilët ndodhen të jenë edhe hua dhënës? Në coftë cë Austria përghighet duke boyeottuar edhe ajo, kini për të parë se ch’varfërie do t’i vijë Shcipërisë. Dhe të ghitha këto nga intrigat e Englis!
Nukë di kë kini xghedhur atje për deputet. Dr. Temua ësht gneri i ndershëm dhe i drectë, po nuk munt të cuhet “kombëtar”. Pse nukë vutë përpara gnë nga mesi juaj?
Juaji me besë
Faik Konitza
P. S. Në letrë cë shkrova në Monastir, duke t’i kthyer përghighje të vetë-thënit “ftim” për “Kongresin” vura tsa të tallura të forta, kundër atyreve cë vanë. Nukë dija
cë do të kishin vajtur edhe tsa mic nga t’anët. Por kam shpresë cë as gnë nga këta nuk i mori fjalët e mia për vete.
AQSH F 13. D. 3 fl. 25-26
-------------------------------------------Elbasan 5 shëndre 1908
I dashur Faik Bej
Kartat e xotënis tuaj më ranë në dorë me kohë, po si vojta në Congres të Monastirit e si u ktheva pri andej nga ci më përngashin tsa punë të vechanta s’mund u përgjigja.
Përpara se të vetet në Congrest u pata shkrumun me u pytë në kishit ndërmend me shku, se po të mos veshit as mundojem me shku.
Mjerisht ngherë sa ceshë pa u nisun karat nga ju s’kishjem marrë edhe dëshira të gnih disa atdhetarë, me kët shkak më shtyni të vete si delegat i Clubit këtushëm bashkë me tre shokë të tjerë.
Nga neve të katër vetëm un ishjem i pamvarun e me mendimin të lirë se të tjerët ishin të urdhënuem nga kryesia të mane anë nga gni Alfabet me shkronja të gnishme. Sa do ci ngulëm kamë ci të mbahet Congresi këtu, si e dëftejnë kartenat ci kini këmbye me Clubin e Manastirit, po ma në fundt, massi atdhetarët e ndershëm të Shkodrës ndërunë mendim, patën frikë se mo cuhen egoistë e bamë pas pëlcimit tyne.
Kur mërrinë në Manastir bashkë me X. Sokoli (Hilë Mosi) i tsili erdh nëpër Elbasan u chuditëm për programin e pa rregulltë ci ghetëm të tsilën edhe po e mbyll këtu.
Ne pas nesëretë me shkak me ci u ba mend të ketë ch’do cytet dy vota, u chova e i a lashë barrën dy shokvet mi XX. D. Buda e S. Shuturici. Fjalët ci shkrushit për cëllimin tinxarë të Frasharakvet u vërtetunë prej punëvet të tana. I vërtetojnë ene dy Alfabetat bignake, të krumun prej atyne ci caheshin nga shkrojat bignake; i vërtetojnë “Liria” e “Besa”.
Nuk munt të flas për ghithë burrat ci cenë në mbledhjet, se ishin të tanë atdhetarë të vërtetë, po dua vetëm me ba fjalë për dy të tsilët përpiceshin kush e kush të bahet ma popullor se shoci. Këta ishin Luigi Gurakucchi e Midhat Frashëri. Po mjerisht u mbahesh goja të dyve e s’mund u shiten si oratorë.
Ditën e prapme kur do ndëshkrushim shkresat, Midhat Frashëri me gni dhelpëritë pa mjeshtërt nxori Don Ciriazin e tha: “Xotënij Delegatë! Massi shocënia Unghillore ka cëllim të shpalli librat e shejtë në gni Alfabet të gnoftun prej ghithë Shcipëtarët andaj lutem, të më tregoni tsilin nga të dy të përdori. Më tjetër anë, Midhat Frashëri massi më parë i u kish lutur vechan të shumëvet t’i manë krahë si kryetarë i Kongresit dha mentimin të bahet votim për mi të dy Alfabetet.
Athere Pater Fishta i u kundërshtu rrebët e përmendi të bamit mend ci do të përdoren të dy.
Kjo ce turpja e fundit ci u ba në Congrest.
Kartat ci dërgutë në Congrest si përghighje për thirrjen u këndun sheshit po asgnani nuk foli kundër. Cirjaxi e Fehim Bej Xavalani nga ana e keshillës Sundimtore të Klubit të Manastirit e cisin të larë vethen tyke thanë se i shkruamë me kohë Faik Bej po s’dimë c’asht kjo.
Të tanë burrat e Congresit e chimoshin shtrejt shërbimin ci i ka bamë Komit Shciptarë, ene ato ci i di për ..........
AQSH F 13. D. 4. fl. 6