E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konispol, Denaj: Algeni kultivon ullinj në 3.5 ha tokë, për t’i kthyer në vaj cilësor “Made in Albania”

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Prodhimi i vajit të ullirit, po konsolidohet gjithë e më shumë në disa prej rajoneve të vendit, që kanë një potencial të lartë të prodhimit të ullirit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente të përpunimit të ullirit dhe prodhimit të vajit të ullirit, në një prej fabrikave që ndodhet në Konispol, në jug të vendit, ku gjendet plantacione të tëra me ullishte.

“Me disa nga momentet e mrekullueshme të përpunimit të ullinjve, të kultivuar me përkushtim nga Algeni në 3.5 hektarë tokë, për t’u kthyer në vaj cilësor “Made in Albania”, shkroi Denaj, teksa në video shihen pajisje të teknologjisë së lartë, që realizojnë përpunimin dhe prodhimin e vajit të ullirit sipas standardeve më të mira.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se Shqipëria ka një tokë dhe një klimë të bekuar për këtë kulturë bujqësore.

Sipas tyre, fermerët por edhe subjekte të ndryshme, nga viti në vit kanë rritur interesin për prodhimin e vajit të ullirit me standard dhe cilësi, krahas shtimit të mbjelljeve të reja me ullinj që po vazhdon edhe këtë sezon nëntori.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›