E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez: Liverpool vështirë se mund ta fitojë titullin

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, i ka zhgënjyer tifozët e Liverpoolit duke thënë se ekipi i tij vështirë se do ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon. "Për ta fituar ligën na duhet që Chelsea, Man United dhe Arsenal të dështojnë këtë sezon. Kjo është e vështirë që të tria ekipet të zhgënjejnë. Andaj nuk ka gjasa të presim nga kundërshtarët tonë të dorëzohen pasi kjo nuk do të ndodhë", ka thënë Benitez. "Për mua, Valencia dhe Liverpooli janë të ngjashëm. Për të fituar këta, duhet që klubet e mëdha të luajnë keq. Kur e fitova La Ligën me Valencian kjo ndodhi, Real Madrid dhe Barcelona ishin në tranzicion, andaj ishte më e lehtë", ka shtuar Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›