E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konjufca, Hotit: Sahanlëpirës

Në një debat televiziv ku po diskutohet për marrëveshjen Kosovë – Serbi, janë përplasur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Glauk Konjufca me deputetin e PDK-së Rexhep Hoti.

“Ti je sahanlëpirës”, i është drejtuar Konjufca, Hotit. Konjufca fillimisht i tha “po e injoron debatin por po rri në facebook”. Ndërkaq, Hoti iu drejtua: “Ju nuk i respektoni institucionet”, gjë e cila hasi në reagimin e Konjufcës që i tha “Ne nuk e respektojmë hajninë”.

Gjatë debatit Konjufca kishte thënë se marrëveshja është tradhti ndaj sovranitetit të Kosovës dhe shumë e dëmshme për Kosovës. Ai ka thënë se integrimi i strukturave të deri tashme ilegale në polici është legalizim i tyre dhe nuk është shpërbërje e tyre siç është premtuar./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›