E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkluzionet e BE, Bregu: Opozita pengoi statusin për 2 vjet

TIRANE - Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu përshëndeti konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, për Ballkanin Përëndimor.

Ministrja Bregu thekson se “Këshilli vlerëson zhvillimet e fundit pozitive, bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës, ngritjen e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore, ngritjen e grupit të punës për reformën e rregullores së Parlamentit, si dhe votimin e ligjeve me 3/5 nga opozita.”

Ministrja e Integrimit sulmoi sërish opozitën duke e cilësuar si shkaktaren kryesore të bllokimit për 2 vjet të statusit kandidat për vendin.

“Problemi i vetëm që ka penguar për 2 vjet me rradhë marrjen e statusit të vendit kandidat, pavarsisht pretendimeve boshe të kryetarit të Partisë Socialiste, i cili nuk pranon as sot përgjegjësitë e tij, ka qenë ngërci politik i krijuar nga mungesa e vullnetit të opozitës, për të votuar ligjet me 3/5, për t’u angazhuar në reformën zgjedhore dhe për të bashkëpunuar në plotësimin e 12 prioriteteve të BE-së.-“ thekson Bregu.

Sipas Bregut, qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të garantuar vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën dhe shoqërinë civile.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›