E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mirepret marreveshjen mes Prishtines dhe Beogradit

Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Prishtine e ka mirepritur marreveshjen e arritur per menaxhimin e perbashket te vendkalimeve kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Ne nje komunikate per opinion te ambasades thuhet se sikurse edhe ne marreveshjet e kaluara qeveria e Kosoves ka treguar maturi dhe fleksibilitet ne arritjen e kesaj marreveshjeje me Serbine. Ajo mbron dhe avancon interesat e Kosoves si shtet sovran dhe i pavarur
thuhet ne komunikate.

Marreveshja per menaxhimin e integruar te kufirit mbeshtetet ne mirekuptimin e shtatorit 2011 ndermjet Kosoves dhe BE-se e KFOR-it qe ka vendosur kontrollin doganor dhe kufitar ne pikat veriore kufitare te Kosoves dhe ka garantuar qe Kosova do te ushtroje kontroll mbi te
gjitha kalimet e saj kufitare Marreveshja per menaxhimin e perbashket te vendkalimeve kufitare po ashtu siguron qe zyrtaret doganore dhe kufitare te Kosoves do te qendrojne ne portat veriore per te ushtruar mandatin e tyre sipas ligjit te Kosoves.

Ambsada Amerikane beri thirrje per largimin edhe te barrikadave tjera ne veriun e Kosoves. Ato bllokada te rrugeve po pengojne KFOR-in dhe EULEX-in per te ushtruar pergjegjesite e tyre anekend Kosoves ne pajtim me mandatet e tyre perkatese. Shtetet e Bashkuara kane qene te
qarta se duhet te kete liri te levizjes pa kusht kudo neper Kosove per te gjitha organizatat nderkombetare dhe per te gjithe qytetaret e Kosoves thuhet ne komunikaten e Ambasades Amerikane ne Prishtine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›