Konkurenca në Shqipëri, masa më të forta ndaj monopoleve

Në Shqipëri mungojnë masat për të parandaluar krijimin e monopoleve apo përfitimin e bizneseve të mëdha mbi ato të voglat. Kjo u bë publike prej një raporti të publikuar nga lëvizja Europiane në Shqipëri. Sipas Evis Koplikut bashkëpunëtore e EMA në këtë raport nga 168 raste të evidentuara janë dënuar vetëm 11.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës Lindita Mila deklaroi se mosdënimi i rasteve të paraqitura ka ardhur pasi ende nuk është konsoliduar një sistem i duhur legjislativ për këtë.
Konkurenca është një element mjaft i rëndësishëm për një ekonomi tregu.Nëse në një vend nuk zbatohet konkurenca e lire, efektet bien direkt mbi konsumatorët.