E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqyrtohet kandidatura e Civicit per anetar i Keshillit Mbikqyres te BSH-se

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave shqyrtoi të mërkurën, propozimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për zgjedhjen e Adrian Civici në detyrën e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Pasi u njohën me një prezantim të bërë nga zoti Civici lidhur me eksperiencën e tij profesionale në fushën e financave dhe ekonomisë, anëtarët e komisionit vlerësuan kandidaturën e tij dhe e miratuan.

Më parë, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike ajo Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si edhe kandidaturat e propozuara nga Këshilli i Ministrave për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë Kuvendi miratoi në seancë plenare të 17 nëntorit me 75 vota pro, Ardian Fullanin si guvernator të Bankës së Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›