E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurrenca e lokaleve, alarm fals për bombë në plazh

DURRËS - Konkurrenca mes lokaleve në plazhin e Durrësit ka krijuar tension për pushuesit e shumtë të cilët mbrëmë u përfshine nga ankthi kur policia i largoi me shpejtësi sepse kishte ishte vendosur bombë. Oficerët e antikrimit kanë behur në lokal 'Kosova' duke larguar pushuesit që ishin aty dhe në zonën rrotull, pas alarmit që kishte marrë se në këtë lokal është vendosur një bombë. Gjithçka ka rezultuar e pavërtetë, një alarm fals dhe pista kryesore që po heton policia është ajo e konkurrencës mes lokaleve.

Telefonata mbërrit mbrëmë në orën 22.00 në sallën operative. Nga një numër celular ka telefonuar një burrë në numrin pa pagesë 129 duke i thënë se në lokal 'Kosova' ka një bombë dhe keni 30 minuta kohë për të zbrazur zonës deri sa të ndodhë shpërthimi. Policia shkoi menjëherë dhe kontrolloi lokalin por nuk gjeti asgjë.

Nga verifikimet e bëra nga policia është identifikuar numri i telefonit me anë të të cilit është kryer telefonata. Por personi që ishte i regjistruar në kompaninë celulare si poseidues i numrit, u përgjigj se "unë e kam shitur këtë numër në treg të lirë dhe nuk e njoh blerësin". Kjo është një skenë e përdorur gjerësisht nga autorët e krimeve që blejnë numra tek persona kryesisht të varfër dhe që dihet nga policia se nuk janë eksponentë krimi. Kjo natyrisht për të humbur gjurmët.

Për ngjarjen e plazhit, nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo telefonatë është bërë për motive konkurence ndërmjet lokaleve qe ndodhen në zonën e Plazhit. Materialet do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për hetime tëe mëtejshme.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›