E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden jashtë spitalit, goditet me thikë


SHKODËR - Një person ka mbetur i plagosur në pasditen e vonë të së premtes pas një grindjeje të ndodhur në një lokal pranë spitaleve. Burime të policisë bëjnë të ditur se 40-vjeçari Geg Thana, nga Golemi është goditur me thikë nga Eduart Doçi nga Gruda. Gjithçka ka ndodhur në kohën që të dy shtetasit kanë qenë ulur në një lokal. Teksa ishin brenda ata janë kapur me fjalë e më pas kanë filluar të shahen e fyhen. Për të mos vijuar sherrin brenda, ata kanë dalë jashtë ambientit të lokalit, ku Doçi e ka goditur Thanën me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë 40-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim Eduart Doçin.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›