Një muaj pas zgjedhjeve, KQZ çertifikon rezultatin. Ristani: Numërimi çaloi
TIRANË- Sot më 1 gusht, më shumë se një muaj nga votimet në Shqipëri, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Kryetari Arben Ristani lexoi përqindjen e votave dhe numrin e mandateve te cilat u votuan pro nga 7 anetaret. Rezultati eshte: 70 deputetë koalicioni i PD-së, 66 i PS-së, 4 i LSI-së.
Shpërndrja e mandateve kaloi nëpër një valë të nxehtë kontestimesh të opozitës. Ankimimet por edhe numërimi i votave zgjatën pafund shpalljen e rezultatit zgjedhor. Per vonesen ne shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve, kryetari Ristani ia vuri fajin numerimit.
Në gjuhën e shifrave rezulton se Koalicioni Aleanca e Ndryshimit i cili kryesohet nga Partia Demokratike ka fituar 712.745 vota ose 46,92% të tyre ne shkalle vendi. Koalicioni Bashkimi per Ndryshim ka marre 688.748 vota ose 45,34 % të votave në shkallë vendi. Koalicioni Aleanca Socialiste per Integrim ka marre 84.407 ose 5,56% të votave.
Sipas Ristanit, kjo eshte panorama e tabeles perfundimtare te zgjedhjeve sa u perket koalicioneve e qe duke mbledhur shumen e mandateve plotesojne numrin e deputeteve qe do te jene ne Parlamentin e ardhshem.
PBDNJ, PR dhe PDI janë tre partitë e koalicioneve respektivisht e para e koalicionit të majtë dhe dy të tjerat të koalicionit të djathëqë anë mundur të marrin nga një deputet. Asnjë parti tjetër apo kandidat i pavarur nuk arriti në nxjerrë deputet në këto zgjedhje.
Sipas deklarimit të kryetarit të KQZ, Arben Ristani në zgjedhjet e 28 qershorit kanë marrë pjesë në votim 1.519.176 zgjedhës ose 50.77%, që votuan për 140 deputetët e ardhshëm të Kuvendit të ri të Shqipërisë. Numri i votave të pavlefshme ka qënë vetëm 2.7%.
Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit morën pjesë 34 subjekte zgjedhore, të grupuara në katër koalicione, dy të djathta dhe dy të majta, përkatësisht koalicioni "Aleanca e Ndryshimit", "Poli i Lirisë", "Aleanca Socialiste për Integrim" dhe "Bashkimi për Ndryshim".
Deklarata e kryetarit Ristani: Gabim, vendet e numërimit të votave
Kryetari i KQZ, Arben Ristani konsideroi se zgjedhjet plotësuan standardet e vendosura. Sipas Ristanit, procesi i zhvilluar ishte i ndershëm dhe i lirë. Por, sipas kryetarit te KQZ, probleme pati sidomos me pushtetin vendor, dhe në caktimin e vendeve të numërimit të votave, që sipas kryetarit të KQZ, "këto vende mund të ishin përzgjedhur me mirë sec duhet". Ristani tërhoqi vërejtje edhe për trajnimin e komisionerëve që sipas KQZ, ishte i mangët. Sipas KQZ, mbetet për tu përmirësusr procesi i numërimit të votave, proces që solli dhe ngadalësim të shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Emrat e 140 deputetëve fitues në 12 qarqet e vendit:
Qarku GJIROKASTËR
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
1.Genc Ruli
2.Spiro Ksera.
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
3.Arta Dade
4.Vangjel Tavo
5.Et'hem Ruka.
Qarku KORÇË
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
6.Ridvan Bode
7.Gjergji Papa
8.Ledina Ajolli
9.Edmond Spaho
10.Fatbardh Kadilli
11.Ismail Hoxha.
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
12.Ben Blushi
13.Pandeli Majko
14.Mimi Kodheli
15.Alfred Dalipi
16.Arben Ahmetaj
17.Olta Xhaçka.
Qarku KUKËS
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
18.Flamur Noka
19.Besnik Dushaj
20.Fatos Hoxha.
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
21.Asllan Dogjani.
Qarku DIBËR
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
22.Jemin Gjana
23.Sherefedin Shehu
24.Bedri Hoxha
25.Selami Xhepa.
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
26.Sadri Abazi
27.Qemal Minxhozi.
Qarku ELBASAN
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit'
28.Lulzim Basha
29.Ardian Turku
30.Ardiana Gjoni
31.Rahim Çota
32.Dashnor Sula
33.Luçiano Boçi
34.Subi Hida.
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
35.Valentina Leskaj
36.Ilir Bejtja
37.Shegush Ligori
38.Taulant Balla
39.Damian Gjiknuri
40.Agim Leka
41.Skënder Hasa
Qarku VLORË
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
42.Astrit Patozi
43.Ardian Kollozi
44.Leonard Demi
45.Kreshnik Çipi
46.Dashamir Tahiri (PDI)
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
47.Arben Isaraj
48.Luiza Xhuvani
49.Arben Malaj
50.Shpëtim Idrizi
51.Eltar Deda
52.Fatmir Toçi
53.Vangjel Dule (PBDNJ)
Qarku LEZHË
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
54. Edi Paloka
55. Mark Marku
56. Paulina Hoti
57. Gjok Vuksanaj
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
58. Gjok Jaku
59. Gjovalin Kadeli
60. Armando Prenga
Qarku BERAT
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
61. Genc Pollo
62. Mehmet Xheka
63. Lefter Maliqi
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
64. Erion Braçe
65. Fidel Ylli
66. Ermonela Velaj
67. Marko Bellon.
Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim"
68. Nasip Naço
Qarku DURRËS
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
69. Ferdinand Xhaferri
70. Albana Vokshi
71. Gazmend Oketa
72. Ylli Lama
73. Osman Metalla
74. Eduard Halimi
75. Igli Cara.
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
76. Blendi Klosi
77. Rudina Seseri
78. Hazir Gashi
79. Gazmir Bizhga
80. Klodiana Spahiu.
Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim"
81. Lefter Koka
Qarku TIRANË
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
82. Sali Berisha
83. Aldo Bumçi
84. Rajmonda Bulku
85. Bujar Nishani
86. Majlinda Bregu
87. Gerti Bogdani
88. Gent Strazimiri
89. Florian Mima
90. Ilir Rusmali
91. Myqerem Tafaj
92. Luan Skuqi
93. Tritan Shehu
94. Viktor Gumi
95. Arben Imami
96. Lajla Përnaska
97. Fatmir Mediu (PR)
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
98. Vasilika Hysi
99. Besnik Baraj
100.Kastriot Islami
101.Saimir Tahiri
102.Fatmir Xhafaj
103.Andis Harasani
104.Ditmir Bushati
105.Eglantina Gjermeni
106.Namik Dokle
107.Enkelejda Shkreli
108.Eduard Shalsi
109.Xhemal Qefalia
110.Dashamir Peza
111.Ilir Gjoni
112.Artan Gaçi
Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim"
113. Ilir Meta
Qarku FIER
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit
114. Sokol Olldashi
115. Ilir Bano
116.Mesila Doda
117. Enkelejd Alibeaj
118.Vasillaq Ngresi
119.Fatos Beja.
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
120.Gramoz Ruçi
121.Ermelinda Meksi
122.Albert Çaçi
123.Fatos Tushe
124.Armando Subashi
125.Bashkim Fino
126.Ervin Koçi
127.Arben Çuko
128.Pirro Lutaj
Koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim"
129.Dritan Prifti
Qarku SHKODËR
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit"
130. Jozefina Topalli
131. Astrit Bushati
132. Arenca Trashani
133. Gëzim Dibra
134. Gjok Uldedaj
135.Paulin Sterkaj
136. Ndue Paluca
Koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
137.Ilir Beqja
138.Tom Doshi
139.Ndue Kola
140.Astrit Beci