E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurrenca miraton shkrirjen e dy bankave

Blerina Hoxha
Banka Amerikane e Shqiperise dhe Banka Italo-Shqiptare do te shkrihen. Komisioni i Konkurrences, ne mbledhjen e djeshme, miratoi bashkimin ne nje te vetme te dy prej bankave te medha ne vendin tone, duke shtuar se konkurrenca ne treg nuk do kufizohet. Ne fakt, te dy bankat po shkrihen si rrjedhoje e blerjes se tyre nga i njejti investitor, grupi bankar italian, Intesa-San Paolo IMI.
Megjithese ky perqendrim sjell ndryshime ne strukturen e tregut bankar, duke ulur numrin e konkurrenteve, nga 17 ne 16 banka dhe duke forcuar pozicionin ne treg te bankes se re BAA, nuk kufizohet konkurrenca ne treg. Futja e sherbimeve dhe produkteve te reja, permiresimi i atyre ekzistuese, nga ulja e shpenzimeve dhe rritja e te ardhurave, zhvillimi i teknologjive te informacionit etj., jane tregues pro-konkurrues qe tejkalojne pasojat qe rrjedhin nga forcimi i pozicionit ne treg te bankes
Transaksioni konsiston ne bashkimin, sipas procedures se perthithjes se BIA-s nga BAA-ja. Ne perfundim te ketij transaksioni, krijohet banka e re BAA (nuk ndryshon emrin) dhe BIA pushon se ekzistuari si person juridik dhe te gjitha asetet, detyrimet, si dhe te gjitha marreveshjet e marredheniet, ku BIA eshte pale, do transferohen sipas ligjit te BAA.
Sistemi bankar shqiptar vitet e fundit eshte karakterizuar nga zhvillime te rendesishme strukturore. Rritja e numrit te bankave ne sistem, ristrukturimi dhe privatizimi i bankave shteterore, krijimi i bankave me kapital vendas, si dhe se fundi hyrja e bankave te huaja te fuqishme, nepermjet blerjeve te bankave ekzistuese. Keto zhvillime, natyrshem cojne ne
pyetjen se deri ne c'mase konkurrojne bankat shqiptare me njera-tjetren. Konkurrenca eshte nje aspekt i rendesishem per sistemin bankar, sepse, si ne cdo treg, ajo ndikon eficiencen dhe cilesine e produkteve te ofruara. Per me teper, niveli i konkurrences ne sistemin bankar ka implikime edhe per sektore te tjere te ekonomise. Keshtu, evidencat empirike tregojne se nje nivel me i larte konkurrence ne sistemin bankar con ne rritje me te shpejte te sektoreve te tjere te ekonomise, qe mbeshteten ne financimet nga sistemi
bankar.
Sistemi bankar, konkurrenca me e ulet ne rajon
Sipas nje studimi te Bankes se Shqiperise, sistemi bankar shqiptar eshte me i perqendruar se sistemet e pjeses me te madhe te vendeve te Bashkimit Evropian.
Sidoqofte, ky nivel perqendrimi justifikohet deri-diku nga jetegjatesia e shkurter e sistemit tone bankar dhe shkalla e tij e zhvillimit, krahasuar me vendet e BE-se.
Por situata eshte shqetesuese, pasi, sipas studimit ne fjale, sistemi bankar shqiptar eshte gjithashtu me i perqendruari nder vendet e Evropes Juglindore (SEE) te marra ne konsiderate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›