Ekstradohet ne SHBA, akuzohet per grabitje ne Shkozet
Nje i ekstraduar per llogari te Byrose Federale te Investigimit ne Amerike, FBI, per krimin e vrasjes, akuzohet edhe per grabitjen me dhune te nje banese ne Shkozet te Durresit, nente vjet me pare, ku ka marre 800 mije leke ne bashkepunim me persona te tjere. I arrestuar vitin e kaluar ne Tirane, gjate nje operacioni te befasishem ne rrugen "Myslym Shyri", Beard Gerbi, i njohur dhe si Ardi Gerbaj, 29 vjec, do te gjykohet edhe per vepren penale te grabitjes, pasi sektori i zyres se krimeve te vjetra ka zbardhur ngjarjen. Burime zyrtare nga policia vendore e Durresit konfirmuan dje, per gazeten "KJ", lajmin, duke bere te ditur se 29-vjecari nga kryeqyteti eshte perfshire ne kete krim me 22 qershor te vitit 1998. Sipas hetimeve te kryera ditet e fundit, ne banesen e E. Dh., ne Shkozet, pasi eshte kercenuar me arme dhe lidhur me litar, pronarit te shtepise i jane marre 500 mije leke dhe 3300 marka gjermane. Ne ngjarje mesohet se jane perfshire edhe persona te tjere. Aktualisht Gerbi eshte ekstraduar drejt Florides, pas vendimit te Gjykates se Tiranes dhe marreveshjes dypaleshe qe ekziston. Byroja Federale e Investigimit, FBI, kerkoi ekstradimin e tij si i dyshuar per nje vrasje ne SHBA. Gjithashtu, 29-vjecari eshte i dyshuar edhe per disa krime te ndodhura ne Tirane, per te cilat eshte ndaluar vitin e kaluar. Gerbi u arrestua nga policia e Komisariatit nr. 3 ne kryeqytet, ndersa ishte shpallur ne kerkim nga prokuroria dhe me vendim gjykate, pas kerkeses se bere nga Florida, per vepren penale te "vrasjes me dashje", te bashkatdhetarit Amarildo Shuaipi, ngjarje e ndodhur me date 11 maj te vitit 2005. Krimi, sipas hetimeve te kryera, ka ardhur gjate nje konflikti mes dy paleve qe dyshohet te jene prishja e pazareve. Madje, agjentet amerikane e cilesonin 29-vjecarin si anetar i nje organizate kriminale. Gerbi kishte emigruar dhjete vjet me pare me familjen, por, pas krimit, ishte fshehur ne Tirane, ne nje banese me qira, ku rrinte se bashku me te dashuren.
K.Jaupi