Vodhen KESH-in, denim dhe gjobe 85 abonenteve
BERAT - Gjykata e Beratit denon me kusht dhe gjobe pas 160 seancash te zhvilluara, 85 abonente te KESH-it, qe akuzoheshin per vjedhje. Vendimi eshte dhene gjate dites se djeshme ne disfavor te abonenteve familjare, ndersa akuzoheshin se kishin nderhyre ne mates. Treshja e trupit gjykues e perbere nga Nazmi Troka, Bernina Kondi dhe Agron Vavla, ka vendosur denimin me kusht deri ne dy muaj burg per nje periudhe trevjecare ndaj 14 abonenteve te KESH-it, te cilet u akuzuan nga organi i akuzes dhe nga Ndermarrja e Elektrikut ne kete qytet per vjedhje si pasoje e nderhyrjes ne matesin elektrik. Nese 14 prej abonenteve perserisin vepren, atehere rrezikojne denimin me dy muaj burg. Pjesa tjeter e abonenteve do te paguaje nje gjobe prej 100 mije lekesh. Abonentet e denuar jane banore te lagjeve "Guri i Bardhe", ne Uren Vajgurore dhe fshati Pashalli.
E.H