Konkurron për Golden Lily

Filmi kosovar "Gomarët e kufirit" është pranuar në garën zyrtare për çmimin kryesor "The Golden Lily", të festivalit filmik GoEast Film Festival, që organizohet nga Deutsches Filminstitut – DIF. Në festival marrin pjesë filmat nga 28 shtete të Evropës qendrore dhe të asaj lindore.
“Duke pasur parasysh se ky festival organizohet nga Instituti Gjerman i filmit - DIF, konsideroj se festivali është i një rëndësie të veçantë. Për mua ndërkaq është një nder i veçantë, sepse, veç kësaj, nga 18-24 prill do ta prezantoj Kosovën dhe filmin kosovar edhe në Wiesbaden, të Gjermanisë”, theksoi Ahmetaj për Express.
Sipas Ahmetajt, nëpërmjet këtij filmi atje do të prezantohet edhe puna e vetë QKK’së.
“Filmi ‘Gomarët e Kufirit” deri tani ka marrë pjesë në shtatë festivale, dhe ka fituar gjashtë çmime. Shpresoj se edhe nga Gjermania të kthehem me një çmim”, u shpreh Ahmetaj.