Konkurs mes kryekuzhinjereve te ambasadave ne Uashington

Uashingtoni nuk eshte vetem qyteti i ambasadave organizatave joqeveritare dhe agjencive federale. Kryeqyteti amerikan eshte gjithashtu edhe nje qender shoqatash artistike dhe historike dhe nje qytet i pasur me tradita gatimi nga e gjithe bota.
Pervec restoranteve te shumta cilesore ambasadat e ndryshme ofrojne nder te tjera edhe prezantime te shkelqyera te kultures se gatimit nga vendet e tyre.
Dhe asnjehere tjeter nuk eshte me e dukshme kjo larmi se ne Konkursin Vjetor te Kryekuzhinjereve te Ambasadave.
Kjo eshte bota e talentit te gatimit me shije speciale qe nga Kina e deri ne Venezuele. Keta 12 kryekuzhinjere te gjithe te personelit te ambasadave ne Uashington po perpiqen te impresionojne nje juri dhe mbi 400 te ftuar ne Sfiden e sivjetshme te Kryekuzhinjereve te Ambasadave.
Por konkursi vjetor eshte me teper se nje gare e thjeshte pasi sherben edhe per grumbullim fondesh per shoqaten Turizmi Kulturor ne Uashington nje koalicion me mbi 230 organizata per mbrojtjen dhe ruajtjen e trashegimise kulturore te qytetit.
Drejtoresha ekzekutive e shoqates Linda Harper thote se te gjitha ambasadat ftohen per te marre pjese ne konkurs
Pak a shume pjesemarrja garantohet per ata qe bejne kerkese te paret por perpiqemi te ofrojme edhe nje larmi gjeografike. Uashingtoni ka me shume ambasada se cdo qytet tjeter ne bote pra eshte nje mundesi e rralle per te provuar kuzhinat e tjera.
Ne kete konkurs kryekuzhinjeret sjellin dicka te vecante nga kuzhina e vendeve te tyre. Yordan Dimitrov nga ambasada bullgare ka pergatitur nje pjate me ngjyrat e flamurit bullgar. Ai thote
Kur mesuam se zhvillohej konkursi na pelqeu ideja dhe vendosem te marrim pjese. Gjithmone eshte kenaqesi te krahasosh aftesite me kuzhinjere te tjere ne Uashington.
Per Djamel Amroune kryekuzhinjier i ambasades irakiane pjata e zgjedhur ishte nje salce me patellxhan e njohur si baba ganush.
Kryekuzhinjeri Lars Beese i Ambasades Mbreterore Daneze u nderua me cmimin me te larte kete vit. Por kryekuzhinjeri Jose Luis Fernandez i Ambasades se Peruse fitoi cmimin e publikut per pjaten e tij te peshkut sipas tradites peruane. Ai thote
Ndikimet dhe trashegimia qe kane sjelle kulturat e ndryshme ne Peru e kane bere kuzhinen e vendit shume te vecante.
Kinskyi Serhii i ambasades se Ukraines thote se konkursi eshte nje mundesi e rralle per te mesuar dicka te re per kulturat e tjera
Ke mundesi te shohesh shume dhe te shkembesh ide me kuzhinjere nga vende te ndryshme. Merr njohuri qe mund ti perdoresh ne konkursin tjeter.
Ky ishte edicioni i trete vjetor i Konkursit te Kryekuzhinjereve i cili perfshin gjithashtu edhe nje ankand. Te ardhurat perdoren per te mbeshtetur projekte si Pasaporte per Uashingtonin nje aktivitet nje mujor ku prezantohen kultura te ndryshme ne Uashington.