E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë, kërcënonte gruan e vajzën me vrasje, arrestohet në flagrancë 54-vjecari

MIRDITË- Një 54-vjecar është arrestuar në flagrancë teksa kërcënonte gruan dhe vajzën e tij se do ti vriste. 

Burime nga policia e Mirditës bëjnë me dije se Ndrec Cungu ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës, ndërkohë që falë ndërhyrjes së policisë është bërë mundur shmangia e një tragjedi familjare.

Policia e cila mbërriti ne banesën e familjes Cungu bëri të mundur arrestimin e kryefamiljarit dhunues dhe sekuestrimit të armës së zjarrit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›