E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konkursi për drejtor vendor në Policinë e Shtetit, shpallet lista e pikëve të fituara nga kandidatët

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve shpalli sot listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë  konkurrimit për postin e drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, komisioni i përbërë nga 3 drejtues të lartë të PSH, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.

Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.

Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit./k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›