Konkursi vjetor i Fondacionit Mediatik Dritan Hoxha

Për të dytin vit radhazi, Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha” dha çmimin për gazetarinë më të mirë. Në ceremoninë e rastit, mbajtur në ambientet e Hotel Rogner, çmimi prej 1 mijë eurosh shkoi për studentin Saimir Muzhaka për reportazhin e tij për qytetin e Beratit dhe problematikën që has ky qytet.
Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit merrnin pjesë drejtues të fondacionit “Dritan Hoxha”, gazetarë dhe publicistë, nga më të njohur të letrave dhe medias shqipe.
Fjala e hapjes së ceremonisë u mbajt nga Drejtoresha e Fondacionit “Dritan Hoxha”, Vjollca Dako e cila falenderoi të gjithë konkurentët për pjesëmarrjen e tyre. Ndërkohë, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, në fjalën e tij vuri në dukje numrin e madh të konkurentëve dhe synimin e konkursit të fondacionit, që është rritja e profesionalizmit në gazetarinë shqiptare.
Publicisti Remzi Lani vlerësoi punën e themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha, i cili siç tha ai, shndërroi Top Channel në shkollën e gazetarisë profesioniste shqiptare dhe emblemë mbarë-shqiptare.
Ndërkohë, fituesi i çmimit, studenti Saimir Muzhaka shprehu falenderimet për vlerësimet e marra dhe ftoi të rinjtë të marrin pjesë masivisht në nisma të tilla, të cilat, sic tha ai, janë të pakta në Shqipëri.
Çmimi i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha” dorëzohet në përvjetorin e katërt të ndarjes tragjike nga jeta të themeluesit të Top Medias.
Reportazhi i Saimirit do të botohet i plotë ditën e enjte në gazetën “Shqip”.