E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore qellohet me arme zjarri 40-vjecari

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave nga të shtënat ka marrë plagë shtetasi Kastriot Muho.

Sipas burimeve, Muho, 40 vjeç, është dërguar në spitalin e qytetit jugor dhe mjekët thonë se ai nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Burimet shtojnë më tej se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ku agjentët e anti-krimit kanë filluar të mbledhin dëshmi dhe prova të mundshme për të arritur tek autorët e sulmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›