Konrad Pope permes muzikes tregon historine e artistes Merlin Monro

Filmi i ri My Week with Marilyn tregon historine e nje jave ne jeten e yllit legjendar te filmit Marilin Monro e cila ne vitet 1950 ishte ne Britani per te realizuar nje film me aktorin e njohur Laurens Olivier. Mike OSullivan njofton se detyra e kompozitorit Conrad Pope i cili kompozoi muziken per filmin e ri ishte pershkrimi i asaj periudhe dhe tregimi i historise permes muzikes.
Ishte viti 1956 dhe Marilyn Monroe ende nje aktore e re ishte sensacion i kohes ne Britani. Ajo ishte atje per te interpretuar me Lorenc Oliverin nje personalitet i nje tjeter standarti. Roli i bjondes se bukur luhet nga aktorja Michelle Williams.
Kompozitorit Conrad Pope iu propozua te krijonte muziken per kete film.
Ne skenen e filmit grupi ka rikrijuar nje periudhe kohore ku rrefehet nje histori e shkurter dashurie ne mes te Merilin Monrose dhe nje ndihmes producenti.
Ne pianon e tij ne Hollywood kompozitori Pope ka kapur ndjenjat e cdo skene ne kompozimin e muzikes se filmit duke perdorur temen e nje kenge nga kompozitori francez Alexandre Desplat.
Marilyn Monroe eshte sigurisht nje figure e madhe dhe kjo te lejon te kesh gjithe kete muzike madheshtore. Ajo eshte nje figure qe krijon reagime te forta sidomos te meshkujt. Prandaj kjo na mundeson te perdorim muzike te hareshme.
Muzika e filmit eshte frymezuar nga muzika xhaz e bandave te medha instrumentiste. Kompozitori Pope thote se ajo ndryshon nga skena ne skene.
Ne kemi marre tema te thjeshta te cilat i kemi modifikuar ne forma te ndryshme dhe ky eshte rezultati qe kemi arritur.
Conrad Pope eshte nje dirigjent veteran i cili ka punuar ne dhjetra filma te njohur. Ky eshte filmi me i madh qe ai ka marre pjese si kompozitorit deri me tani.Ai thote se puna ne kete film ishte ideale per nje kompozitor.
Po une mendoj se per kedo qe eshte muzikant ne Hollywood angazhimi ne nje film te ketij lloji eshte nje enderr e madhe.
Ai thote se muzika ndihmon ne rrefimin e subjektit t filmit Java ime me merlinindhe lejon shikuesin te kuptoje jeten e shkurter dhe tragjike te yllit te talentuar e cila vdiq ne moshen 36 vjecare nga nje mbidoze droge.