Slloveni Zhvillohen zgjedhjet e parakoheshme parlamentare

Sllovenet votojne per zgjedhjet e parakoheshme qe pritet te sjellin ne pushtet konservatoret me premtimin se do te arrijne tia dalin borxhit te madh qe ka perfshire vendin numrit te larte te papunesise si dhe kercenimit per rikthimin e recesionit.
Zgjedhjet parlamentare ishin planifikuar per ne shtator kur qeveria e qendres se majte u rrezua mbasi nuk arriti te merrte votbesimin. Votimet zhvillohen kur vendi ka parashikime te varfera per rimekembjen ekonomike dhe kur ekzistojne mosmarreveshjet mes kryeministrit Borut Pahor te social demokrateve dhe partnereve te koalicionit.
Sondazhet paraprake parashikojne se partia demokratike e Sllovenise e ish kryeministrit Janez Jansa mund te fitoje i vetem ne votimet e sotme. Por analiste thone se atij do ti duhet mbeshtetja e partive me te vogla per te krijuar shumicen ne parlamentin me 90 vende.
Zoti Jansa ka qene kryeminister i ish republikes jugosllave nga viti 2004 deri ne vitin 2008. Ai ka premtuar qe te shkurtoje borxhin publik te vendit i cili eshte rritur me rreth 45 te rritjes se brendshme ekonomike si dhe merret me papunesine qe ka mberritur ne 12.