Konsensus i politikës për ta çliruar vendin nga krizat presidenciale
Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryeministër i vendit, Sali Berisha, deklaroi dje se mbështet propozimin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli, por shprehet skeptik për mbledhjen e votave të domsdoshme në Kuvend për miratimin e këtij ndryshimi kushtetutes. Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, që diskutoi pikërisht për nenin 87 të Kushtetutës lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, Kryeministri Berisha tha se “në rast se bëhen 94 vota në Kuvend, në mënyrë absolute unë jam i pari që do të votoj për amendamentin, por së pari jam i vendosur ta çliroj vendin nga neni i krizës së 84 votave, të cilin nuk e ka Gjermania, nuk e ka Italia, nuk e ka Çekia, nuk e kanë shumica e vendeve të botës e kemi ne dhe vetëm një vend tjetër”, tha kreu i mazhorancës, Sali Berisha. Me tej kryeministri Berisha ka deklaruar se po vazhdojnë negociatat dhe marrëveshjet me aleatët. “Negociatat janë arti i marrëveshjeve”, theksoi Kryeministri. Kreu i qeverisë i ka cilësuar normale edhe kundërshtitë e shprehura nga faktorë të ndryshëm politikë apo institucionalë për ndryshimet e fundit kushtetuese. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka mbledhur dje firmat edhe për paraqitjen në parlament të variantit të zgjedhjes së Presidentit nga populli, duke i lënë aulës së parlamentit përzgjedhjen mes këtij varianti, apo variantit të parë të zgjedhjet së kryetarit të shtetit nga shumica absolute e anëtarëve të Kuvendit. Grupi i PD-së, i mbledhur posaçërisht për të diskutuar ndryshimet kushtetutese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, pas diskutimeve doli në përfundimin, se për shkak të rëndësisë që ka kjo çështje dhe për të shmangur ngërçet politike me partitë e tjera, të propozohen paraprakisht dy variante të ndryshme. Propozimet do të kalohen sërish në Komisionin parlamentar të Ligjeve para se të paraqiten në seancë plenare. Ashtu siç pritet, shumica e anëtarëve të këtij komisioni kanë mbështetur propozimin e Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit në parlament, me 5 raunde, ku për dy raundet e fundit do të kërkohet një shumicë e thjeshtë e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nëse komisioni nuk arrin në një mendim unanim, natyrisht të dyja variantet do të paraqiten për diskutim e miratim në seancën plenare, ku gjasat janë që sërish të mbizotërojë teza e forcimit të karakterit parlamentar të republikës, duke e zgjedhur kryetarin e të shtetit me minimumin e 71 votave.
Ndërhyrjet në Kushtetutë, të vegjlit: Ndryshimet të bëhen me ekspertizë dhe debat të gjerë politik/Ndryshimet Kushtetuese janë kthyer përfundimisht në një cështje të rëndësishme politike dhe po kërkon gjithnjë e më tepër një zgjidhje të strukturuar dhe institucionale. Ndërhyrjet në dokuementin themeltar të shtetit, janë interpretuar edhe nga konstitucionalistë të ndryshëm, si ndërhyrje të mundshme, pasi në asnjë nga propozimet e bëra nga PD nuk asgjë antikushtetutese, por duhet të jenë gjithmonë të mirëstudiuara në mënyrë që të zgjidhen variantet më të mira në përputhje me kushtet aktuale të Shqipërisë. Kësisoj, ky debat, më i fundit politikisht, ka sjellë edhe reagimin e partive të vogla parlamentare, të cilat në një asnjërin nga propozimet, qoftë të PD-së, për zgjedhjen e presidentit apo edhe të PS-së për sistemin zgjedhor, nuk kanë marrë mbështetjen e tërësishme të të vegjëlve parlamentarë. Këta të fundit, kërkuan dje gjatë takimit me Presidentin e Republikës që ndryshimet Kushtetutese të kërkuara nga PD dhe PS, të bëhen në bazë të një ekspertize të duhur dhe sa më eficiente në sajë të takimeve që duhet të zhvillohen fillimisht me të gjithë faktorët e politikës. Në këtë aspekt, partitë e vogla parlamentare, që morën pjesë në takim si PAD, PBDNJ, PDK, PBLD, PR, përkatësisht Neritan Ceka, Spiro Peçi, Nard Ndoka, Arjan Starova dhe Fatmir Mediu, i propozuan presidentit Topi takime me të gjithë faktorët politikë dhe se duhet të shprehë shqetësim për këto ndryshime që synojnë të realizojnë dy partitë e mëdha politike. Sipas drejtuesve të partive të vogla, në takim është diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe propozimet e Partisë Socialiste, për ndryshimet kushtetuese për këtë çështje. Kreu i PAD, Neritan Ceka, tha se në takim është diskutuar për mënyrat sesi po kalohen amendamentet kushtetuese, të cilat prekin të gjithë sistemin politik, veçanërisht parimin e balancës dhe të kontrollit. “E informuam Presidentin për atë që po ndodh në Parlament, me të cilën të gjithë partitë që quhen të vogla, por janë përcaktuese në Parlament, nuk janë dakord. Presidenti të shqetësohet për këto ndryshime”, bëri të ditur kreu i PAD-së, Neritan Ceka pas takimit me Presidentin Topin. Ceka theksoi, se “do të mbështesim çdo ndryshim kushtetues, i cili kalon me procedura të rregullta”. “Pra kalon në një komision të posaçëm parlamentar, konsultohet me të tërë faktorët politikë dhe ata juridikë dhe pastaj me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht me ata që kanë ndihmuar për ta bërë këtë kushtetutë, ku prioritare është Këshilli i Evropës dhe Komisoni i Venecias”, tha Ceka. Ai shtoi më tej, se përfaqësuesit e këtyre partive shprehën shqetësimin për faktin se ndryshimet kushtetuese po bëhen me shpejtësi të madhe dhe pa ekspertizën e nevojshme. “Këto ndryshime po bëhen pa diskutimet e nevojshme dhe në një lloj kaosi me ndryshime të vazhdueshme të varianteve në komisionin e ligjeve, pa parë pasojat që mund të kemi në tërë sistemin e balancimit të pushteteve”, theksoi Ceka, duke shtuar se “për këto çështje kanë gjetur mirëkuptimin e Presidentit”. Ndërkohë, kreu i BLD-së, Arjan Starova, deklaroi se “ishte një takim i kërkuar nga Presidenti, i cili ka ndjekur me vëmendje proceset për ndryshimet kushtetuese, sidomos me ato që lidhen me ligjin zgjedhor”. Starova shtoi se ndryshimet që u propozuan të bëhen në Kushtetutën e Republikes po bëhen pa ekspertizë. “Për këtë arsye propozojmë që të zhvillohen takime me të gjithë faktorët e politikës”, tha Starova. Cështja më delikate në këtë diskutim ishte ndryshimi në Kushtetutë për zgjedhjen e Presidentit, por nuk u lanë pas dore dhe ndryshimet dhe për reformën zgjedhore. Propozimet për ndryshime në nene të veçanta të Kushtetutës janë iniciuar nga PD dhe mbështetur dhe nga PS. Komisioni i ligjeve ka miratuar tashmë ndryshimet në sistemin zgjedhor, drejt sistemit proporcional rajonal dhe mandati i Prokurorit të Përgjithshëm.
Pollo: Tryeza e partive të djathta diskutoi një formulë zgjedhore të drejtë dhe të ndershme për të gjitha forcat politike/ Kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo theksoi dje se tryeza e krerëve të partive të djathta diskutoi një formulë zgjedhore, që të jetë e drejtë dhe e ndershme për të gjitha forcat politike. Duke komentuar takimin mes krerëve të partive të djathta, Pollo u shpreh se “është diskutuar për formulën zgjedhore dhe për mundësitë që ajo jep në radhë të parë për eliminimin e problemeve që janë vërejtur në të shkuarën”. Kryetarët e Partive të mazhorancës zhvilluan të mërkurën në mbrëmje, një takim me kryeministrin Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Ky takim, i dyti i kryetarëve të partive të maxhorancës, vjen pas takimit në nivel teknik të ekspertëve të partive të djathta.
Reforma zgjedhore, Mediu: Të lihen menjanë interesat e ngushta, mazhoranca duhet të jetë e qëndrueshme/Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi dje, se sistemi zgjedhor që do të aplikohet në Shqipëri duhet të përcaktohet nga një dialog që del jashtë interesave të vogla partiake. Duke komentuar takimet mes krerëve të partive të djathta për reformën zgjedhore, Mediu u shpreh, se “po synohet të jepet një kontribut për të pasur një mazhorancë të qëndrueshme në qeverisje dhe në Parlament dhe që në të ardhmen e djathta të jetë e unifikuar në qëndrimet e veta”. “Çështja është që çdo sistem zgjedhor, natyrisht ka brenda dhe raportet dhe interesat politike të partive të ndryshme, ndaj po përpiqemi që brenda këtyre raporteve dhe interesave, të shikojmë atë që është në interes të së djathtës. Nuk kemi arritur akoma në një përfundim”, tha Mediu. Lidhur me sistemin proporcional rajonal, Kreu i PR-së u shpreh se “ky sistem krijon probleme shumë të mëdha për të djathtën, si dhe krijon një raport të detyrueshëm marrëdhëniesh me përfaqësimin politik dhe me identitetin politik të partive”. Sipas tij, ky sistem krijon shumë pak hapësira të pluralizmit politik në Shqipëri, megjithatë çdo sistem duhet parë në një këndvështrim edhe përtej interesave të vogla partiake. “Duhen parë interesat e vetë së djathtës dhe kontributi që ka kjo e djathtë në jetën politike shqiptare”, theksoi Mediu. I pyetur në lidhje me idenë e krijimit të një konfederate të djathtë, Mediu u shpreh, se “ideja e një bashkimi të së djathtës bazuar mbi ide të qëndrueshme politike dhe në vlera, është e domosdoshme, por kjo nuk duhet të vijë si detyrim për shkak të sistemit zgjedhor”. “Kjo federatë duhet të krijohet si rezultat i kuptimit të përbashkët të gjithë përfaqësuesve të politikës të së djathtës dhe si rezultat i kuptimit të tyre, për të angazhuar edhe autoritete të reja në jetën politike të së djathtës”, vuri në dukje më tej kreu i PR-së Fatmir Mediu.