Konsensus jo kompromis
Leart Kola
Politika Shqiptare,është mbi të gjitha një marrëdhënie keqkuptimesh.Kriza e presidentit është pika kulmore e këtij fenomeni historik në marrëdhëniet e shqiptarit me institucionet e me vetveten.E keqkuptuam mbretërinë,më pas komunizmin,e tani për herë e më shumë po refuzojmë të kuptojmë demokracinë dhe bazën e saj, kushtetutën.
Të gjithë aktorët politike flasin sot për frymën e kushtetutës.Të cilës patjetër,sic ndodh rëndom I jepen interpretime të ndryshme jo bazuar në ideologjite e partive,por në dëshirat e liderave politik që I drejtojnë këto parti.Konsensusi,që kërkohet nga kushtetuta është hapi I parë I keqkuptimit,sepse takimet e liderave politik shkojnë në kundërshtim me këtë frymë.
Së pari ka një keqkuptim me vetë fjalën konsensus.E cila në rastin tonë është reduktuar në një marrëveshje ndërpartiake,që është e kundërta e konsensusit kombëtar që po trumbetohet.Nëse flasim për konsensus kombëtar,atëherë do duhet që në procesin e zgjedhjes së presidentit të futen grupe shoqërore e institucione që janë përtej luftës së përditshme politike në parlament.Do duhet të angazhoheshin nga studentët te sindikatat,nga akadamikët tek ushtarakët,pra një pjesmarrje e gjërë e asaj që në terma Gramsciane do quhej tërësia e shoqërisë civile.Ky debat I madh që le jashtë partitë politike do ishte vendosja përpara parlamentit të një numri emrash që më pas do zgjidheshin nga partite parlamentare.Ndërkohë në këtë kohë po ndodh e kundërta,janë pikërisht këto të fundit që të udhëhequr nga ambasadori Amerikan,po propozojnë emra të dalë nga aktivitete gastronomike në kënde të ndryshme të kryeqytetit.
Ajo që po ndodh në këto ditë të trishta kryeqytetase,është e kundërta e konsensusit,pra,kompromisi.
Kompromisi,në kulturën katolike,ka perkufizimin e një lëshimi moral të palëve që marin pjesë në këtë proces,ku pranohet dicka kundra asaj që besojnë,sepse kompromentojnë veten për të marë të paktën dicka.Ndërkohë që konsensusi është themelimi I një të reje,pra përmbledhja e pikave që përfshin të gjithë palët,sic është përshembull kushtetuta,që është në vetvete përkufizimi më I kulluar I konsensusit.
E kjo është pastërtisht ajo që po ndodh në këtë proces,të evitojmë Jozefinën,është kërkesa e opozitës,për të marë një president që do ishte e keqja më e vogël.Ndërkohë që nga qeveria po shtyhet përditë e më shumë kandidatura e Jozefinës,që duke I vënë përpara gogolin,kushdo tjetër që do ishte prapë nga rradhët e partisë në pushtet,të dukej si kafshë shtëpiake,në termat deleziane.
Në thelb edhe ky proces do jetë një familjarizim me të keqen,e vogël apo e madhe qoftë ajo.Por që pas do lërë shijen e keqe,të pamundësisë organike që ne si shoqëri kemi për të ndërtuar dicka më të mirë,për veten dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.Politika e ndërtuar nga mosbesimi dhe keqkuptimi konceptual,e ka të pamundur të ndërtoje procese të cilat do na nxirrnin nga gjëndja imanente e një tranzicioni,që e kemi më shumë në kokë,se në ekonomi.
Para disa ditësh,Partia Socialiste bëri një propozim interesant,sa I përket zgjidhjes së ngërcit në kodin e ri zgjedhor,ku kërkoi që nga institucione si gjykata kushtetuese,avokati I popullit etj,të dalë emri I kryetarit të KQZ.Propozim që u hodh poshtë me disa batuta pa shije të Saliut,por që për fatkeqësinë më të madhe nuk u mor sa duhet në analizë nga mediat dhe opinionbërësit në vend.Kjo dorëheqje nga propozimet e emrave nga ata që qartazi janë palë,është hapi I parë drejt zhvillimit institucional të vendit,që deri më tani e udhëhequr vetëm nga tribaliteti politik I ka përpirë të gjithë institucionet brenda oborrit të vet,duke e bërë kësisoj dhe vetë domokracinë institucionale një term tërësisht bosh.
Kjo dorëheqje e palëve nga procesi,do I jepte mundësinë vetë procesit të ishte substancial,për këtë arsye për mendimin tim,dhe në rastin e presidentit,palët do duhej të kishin vetëm fjalën e fundit,e jo dhe fjalën e parë sic po ndodh sot.E nëse nuk e bëjnë dot këtë,të paktën mos na e shesin sapunin për djathë,jo për gjë,por shija e shëmtuar që ngelet në fund pas 22 vjetëve është totalisht e padurueshme.