E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsensus kombetar per ne BE


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis deklaroi pas takimeve që zhvilloi bashkë me homologun italian Franco Frattini me krerë të politikës dhe drejtues të opozitës ne Tirane, se Shqipëria duhet të punojë fort në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

"Rruga e së ardhmes është e vështirë, kërkon përgatitje rigoroze, bashkepunim konstruktiv mes forcave politike, ndertim të konsensusit. Ne ju garantojmë se do te jemi ne anen tuaj ne keto reforma dhe do t'ju mbeshtesim ne te gjitha hapat per te arritur endrren tuaj dhe endrren tone", tha Lambrinidis.

Ministri grek theksoi se ka ardhur koha që në Shqipëri të ketë bashkim kombëtar në rrugën e saj drejt Evropës.

Edhe ministri i Shqipëria ka nevojë të bëjë një pakt kombëtar për Europën dhe unë besoj se është e mundur. Ky pakt politik nuk do të diktohet prej nesh, por nga shqiptarët

Franco Frattini
Minister i Jashtem italian Jashtëm italian, Franco Frattini theksoi se Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë drejt Evropës.

"Shqipëria ka nevojë të bëjë një pakt kombëtar për Europën dhe unë besoj se është e mundur. Ky pakt politik nuk do të diktohet prej nesh, por nga shqiptarët. Nëse ndodh, sigurisht Shqipëria ka një shans vërtetë të rëndësishëm të jetë anëtare e Bashkimit Evropian", tha Frattini.

Angazhime për reforma

Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini dhe ai grek Stavros Lambrinidis kërkojnë rezultate konkrete pas situatës së re politike në Shqipëri, ndërsa theksojne se duhen agazhime për reformat nga të gjitha palët.

"Mbështesim integrimin e Shqipërisë", mësohet të kenë deklaruar kryediplomatët në takimin e tyre me homologun shqiptar Edmond Haxhinasto.

Nga ana e tij, ministri Haxhinasto ka theksuar se Shqipëria është e angazhuar plotësisht për axhendën  integrimit ndërsa ka shtuar se vendi ynë ka bërë progres të gjithanshëm në rrugët drejt Bashkimit Europian.

Topi: Duhet rivendosur komunikimi mes palëve

Presidenti i Republikës, Bamir Topi në takimin e së hënës me shefat e diplomacive të Italisë dhe Greqisë, ritheksoi domosdoshmërinë e rivendosjes së komunikimit për çështje madhore mes klasës politike shqiptare.

Presidenti i Republikës vlerësoi se pjesëmarrja e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, në hapjen e sesionit të ri parlamentar, ishte një tregues pozitiv e domethënës në këtë drejtim, ndërsa shprehu bindjen se me përpjekje serioze, dinjitoze dhe me ndihmën e partnerëve tanë evropianë, Shqipëria shumë shpejt do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Në njoftimin zyrtar të Presidencës, thuhet se dy ministrat Frattini dhe Lambrinidis rikonfirmuan mbështetjen e pakursyer jo vetëm të dy vendeve që ata përfaqësojnë, por edhe të Bashkimit Evropian për përmbushjen e aspiratave integruese të popullit shqiptar, por theksuan se procesi integrues evropian i Shqipërisë do të varet nga plotësimi i standardeve dhe nga bashkëpunimi i klasës politike shqiptare, e cila duhet të vendosë interesat madhore të vendit mbi gjithçka duke u ndërgjegjësuar maksimalisht për këtë.

Berisha: Vullnet për të përmbushur 12 prioritetet

Kryeministri Sali Berisha deklaron se projekti i integrimit evropian ka qenë, është dhe do të jetë, projekti më madhor për shqiptarët dhe e tërë puna e qeverisë dhe e institucioneve shqiptare është e fokusuar në realizimin e këtij projekti dhe në plotësimin e 12 prioriteteve të përcaktuara në Opinionin e Komisionit Evropian.

Kryeministri, në takimin me ministrin e Jashtëm të Italisë Franco Frattini dhe ministrin e Jashtëm të Greqisë zotin Stavros Lambrinidis, shprehu vullnetin e plotë të qeverisë dhe të mazhorancës së drejtuar prej tij për të bashkëpunuar me opozitën në përmbushjen me konsensus  të të gjitha prioriteteve, si dhe për të votuar bashkërisht të gjitha ligjet apo vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Kryeministri, sipas njoftimit ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave, theksoi se bashkëpunimi dhe jo bllokimi, janë mënyra më e mirë për çuarjen përpara të interesave të vendit dhe integrimin e tij në BE. Ai mirëpriti kthimin e opozitës në Parlament, duke shprehur dëshirën që kjo të shënojë rikthimin e dialogut politik brenda këtij institucioni.

Integrimi
Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma
Sondazh

Nderkombetaret bejne thirrje per bashkim kombetar per integrimin. A mendoni se politika shqiptare eshte gati per nje hap te tille?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_359'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(359); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.
"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Socialistet bejne hapin e pare drejt normalizimit te mardhenies me mazhorancen duke dhene miratimin per nisjen e kontakteve te para per reformen zgjedhore.
Dhe yjet rrijne e veshtrojne
Mimi Kodheli - Shumëkush prej brezit tim apo më të mëdhenj se unë në moshë, kujtojnë pa vështirësi një vepër të novelistit skocez, Doktor Archibald Cronin të titulluar “Dhe yjet rrijnë e vështrojnë”. Edhe ata që nuk e kanë lexuar veprën, kanë pasur rastin ta shikojnë të realizuar si film serial në bardh e zi. Zgjimi i shpirtit
Eni Vasili  - Një nga intervistat më interesante dhe takimet më të veçanta që kam pasur në vitet e mia të punës ishte ai i kësaj vere, me Tariq Ramadan. AK: Kundër bisedimeve të fshehta Tiranë-Athinë
Aleanca Kuqezi zhvilloi të hënën një protestë para Ministrisë së Jashtme duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit te Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis, disa ditë më parë rreth marrëveshjes për ujërat.

Lajmet kryesore

"Vota, jo për t'i hedhur hi syve të BE-së
Rama mandaton Gjiknurin e Hysin
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Francë, shpërthen furra e impiantit bërthamor, një i vdekur
Korcë, kopshti në lulishte

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›