E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota jo per ti hedhur hi syve te BE-se


Socialistet bejne hapin e pare drejt normalizimit te mardhenies me mazhorancen duke dhene miratimin per nisjen e kontakteve te para per reformen zgjedhore.

Kryetari Edi Rama kerkoi nga grupi parlamentar mandatimin e deputeteve Gjiknuri e Hysi per t'u ulur ne nje tryeze te perbashket me palen tjeter. Megjithate sic tha zoti Rama ky do te jete vetem hap i pare sepse gjithcka duhet te kryhet mbi bazen e nje harte konsensuale veprimi dhe nje kalendari te miratuar bashkarisht nga te gjitha forcat , ne transparence te plote perballe partive te tjera parlamentare dhe jo parlamentare.

"Të dy deputetët duhet të Nuk do të votojmë projektligje të paharmonizuara me një vizion solid të ndërtimit e të funksionimit të shtetit shqiptar dhe nuk do ta ngremë kartonin jeshil sa për t’i hedhur hi syve Brukselit me arna të quajtura rëndom reforma integruese

Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste organizojnë thithjen e mendimeve nga grupi, nga baza e Partisë Socialiste, nga forcat aleate të Opozitës së Bashkuar dhe nga shoqëria civile. Karakteri bipartizan i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore s’duhet të cënojë lirinë e të drejtën e pjesëmarrjes në proces të asnjë aktori e faktori politik e qytetar të interesuar për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri", tha Rama.

Kryesocialisti tha se grupi parlamentar do te dorezoje gjate kesaj jave ne kuvend ate qe e quajti draftin e ndryshimeve qe sipas tij do te ktheje jeten normale parlamentare mes paleve. Keto ndryshime, - sic beri te ditur zoti Rama, - nuk kane lidhje thjesht e vetem me rregulloren e kuvendit, por me domosdoshmerine per nje reforme institucionale te procedures se punes ne kete institucion. Pavaresisht toneve bashkepunuese kreu i opozites tha se kjo nuk do te thote se grupi parlamentar socialist do te votoje ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar, pa patur nje program te qarte me pare.

"Nuk do të votojmë projektligje të paharmonizuara me një vizion solid të ndërtimit e të funksionimit të shtetit shqiptar dhe nuk do ta ngremë kartonin jeshil sa për t’i hedhur hi syve Brukselit me arna të quajtura rëndom reforma integruese. Nëse kërkohet vota jonë për miratimin e një projekti që kërkon 3/5 e votave atë do ta japim vetëm mbi një platformë të qartë, kombëtare e transprente, të reformimit të domosdoshëm të sistemit në fushën e drejtësisë, sigurisë e me radhë me fokus e standartet e integrimit europian", tha Rama.

Kryesocialisti Edi Rama nuk la pa nenvizuar edhe domosdoshmerine e kryerjes se nje reforme kushtetuese. Nderkohe qe sic tha ai ne takimin me ministrin e Jashten italian dhe ate grek ka shprehur qendrimin e opozites edhe persa i perket zgjedhjes se guvernatorit te ri te Bankes se Shqiperise, Keshillit Mbikqyres dhe kreut te Kontrollit te Larte te Shtetit.   Reformat
Topalli: Opozita të flasë me vepra
“Statusi? Përgjegjëse qeveria”
SHBA: Të shqetësuar për Shqipërinë

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.
"Konsensus kombëtar për në BE"
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis deklaroi pas takimeve që zhvilloi bashkë me homologun italian Franco Frattini me krerë të politikës dhe drejtues të opozitës ne Tirane, se Shqipëria duhet të punojë fort në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe yjet rrijne e veshtrojne
Mimi Kodheli - Shumëkush prej brezit tim apo më të mëdhenj se unë në moshë, kujtojnë pa vështirësi një vepër të novelistit skocez, Doktor Archibald Cronin të titulluar “Dhe yjet rrijnë e vështrojnë”. Edhe ata që nuk e kanë lexuar veprën, kanë pasur rastin ta shikojnë të realizuar si film serial në bardh e zi. Zgjimi i shpirtit
Eni Vasili  - Një nga intervistat më interesante dhe takimet më të veçanta që kam pasur në vitet e mia të punës ishte ai i kësaj vere, me Tariq Ramadan. Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma
Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini dhe ai grek Stavros Lambrinidis kërkojnë rezultate konkrete pas situatës së re politike në Shqipëri, ndërsa theksojne se duhen agazhime për reformat nga të gjitha palët.



Lajmet kryesore

"Konsensus kombëtar për në BE"
Frattini e Lambrinidis  japin mesazhin në Tiranë
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkime për naftë në Jon
Francë, shpërthen furra e impiantit bërthamor, një i vdekur
Korcë, kopshti në lulishte

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›