E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku në “pikiatë”!

Monedha kombëtare shqiptare ka humbur terren edhe ndaj dollarit amerikan. Sipas ekspertëve të tregut ky vlerësim i euros gjatë kësaj jave ka ardhur nga kërkesa e shtuar nga ana e bizneseve për valutë të huaj dhe nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë. Sipas të cilëve luhatjet e këtyre ditëve në këtë treg kanë qenë mëse të arsyeshme.

Parashikimet e ekspertëve të tregut valutor tregojnë se valutat e huaja nuk do të ketë ndonjë luhatje të madhe se ç’kanë arritur këtë javë.

Gjithsesi nisur nga praktika e viteve të mëparshme periudha e fund vitit parashikohet të forcojë me tej monedhën evropiane kundjet lekut duke e çuar atë në kuotat më të larta që merr edhe për shkak të sezonit. Një tablo e ngjashme vihet re edhe për monedhën amerikane që ka nisur javën në një kuotim prej 106.50 lekë dhe të enjten arrin në vlerën e 108.60 lekë.

Ekspertët thonë se vlerësimi i dollarit është i pritshëm gjatë kësaj periudhe dhe forcimi i tij do të jetë edhe më i madh në javët në vazhdim. Luhatjet e dollarit kanë qenë të shpeshta gjatë muajit të fundit, por gjithsesi monedha ka mundur të ruajë vlera të larta kundrejt lekut dhe euros. /Start/

                                                                                             2012-09-27 16:34
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›