E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konstituohet Grupi Vullnetar “Miqtë e personave me Aftësi të Kufizuara”

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ U konstituua sot Grupi Vullnetar “Miqtë e personave me Aftësi të Kufizuara”.

Ky grup përbëhet nga 13 anëtarë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Grupi Vullnetar “Miqtë e personave me Aftësi të Kufizuara” ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore e të pavarura dhe shoqërisë civile me synim mirërritjen, edukimin, punësimin, mbrojtjen dhe mbështetjen sociale për gjithëpërfshirje të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Themelues të Grupit Vullnetar “Miqtë e personave me Aftësi të Kufizuara” janë deputetët: Toni Gogu,  Zheni Gjergji, Klodiana Spahiu, Dhurata Çupi,  Ilirjan Pendavinji, Bledion Nallbati, Evis Kushi, Saimir Korreshi, Etjen Xhafaj, Ilda Dhori, Florenc Spaho, Milva Ekonomi dhe Antoneta Dhima.

Gjatë mbledhjes, deputetët anëtarë të Grupit, shprehën mbështetjen e tyre ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Grupi vendosi që në mbledhjen e radhës në Shtator të miratojë rregulloren e brendshme të Grupit Vullnetar dhe programin e punës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›