E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tavo në Vranisht: Pajisje me certifikata pronësie për të gjithë banorët

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavo zhvilloi sot një takim me banorë të Vranishtit.

Tavo siguroi banorët se do të angazhohet plotësisht për përmirësimin e sistemimit të rrugëve të brendshme të fshatit, të rrjetit të ujësjellësit dhe rrjetit elektrik.

Po ashtu ai garantoi se në fokus të punës së tij do të jetë edhe mirëmbajtja e kanaleve vaditëse dhe përshpejtimi i procesit të pajisjes me certifikata pronësie të banorëve të zonës.

“Një proces që përmbyllet së shpejti, deri sa edhe banori i fundit të marrë certifikatën e pronësisë, një e drejtë bazike e vonuar, por që tashmë do t’u sigurohet të gjithë banorëve, pa asnjë dallim”, shtoi Tavo.

1 nga 6

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›