E Diel, 1 Nëntor 2026

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Begaj: Shqipëria mbështet institucionet demokratike dhe rrugëtimin tuaj euroatlantik

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Kuvendin e Kosovës për konstituimin e Legjislaturës së X-të, duke shprehur mbështetjen e Shqipërisë për institucionet demokratike të vendit fqinj.

Në mesazhin e tij, Begaj ka përgëzuar gjithashtu Albulena Haxhiun për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Begaj thekson se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e institucioneve dhe në procesin e integrimit euroatlantik.

“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit euroatlantik!”, shprehet Presidenti Begaj në mesazhin e tij.

Kuvendi i Kosovës u konstituua pasditen e 11 shkurtit, ndërsa kryetare e saj u zgjodh Albulena Haxhiu me 66 vota pro.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›