E Diel, 1 Nëntor 2026

Konstituohet Kuvendi i Kosoves Jakup Krasniqi rizgjidhet kryetar

Krasniqi zgjidhet kryetar zgjidhen edhe pese nenkryetaret e Kuvendit ndersa eshte bere edhe betimi i deputeteve

Jakup Krasniqi njeri nga drejtuesit e Partise Demokratike eshte rizgjedhur Kryetar i Kuvendit te Kosoves te perbere nga 120 deputete.

Per z. Krasniqi votuan shumica e deputeteve te pranishem ne salle.

Ne seancen solemne te legjislatures se katert te Kosoves jane zgjedhur edhe pese nenkryetaret e Kuvendit ndersa eshte bere edhe betimi i deputeteve.

Katermbedhjete deputetet e Levizjes Vetevendosje kane vendosur flamuj kombetare prane tyre ne kohen e betimit duke thene se nuk i njohin simbolet shteterore te Kosoves.

Kryeparlamentari Krasniqi ka thirrur me urgjence Kryesine e Kuvendit per te caktuar seancen ne te cilen do te votohen Presidenti dhe qeveria.

Mandatari per formimin e qeverise kryetari i PDK-se Hashim Thaci ka zyrtarizuar ne fundjave marreveshjen e koalicionit qeverises me Aleancen Kosoven e Re me Listen Ibrahim Rugova dhe me pakicat te cilat se bashku kane rreth 65 vota ne Parlament.

Kandidat i vetem per President eshte lideri i AKR-se Behxhet Pacolli emerimi i te cilit eshte kundershtuar fuqishem nga opozita.

Nevojiten te pakten 61 vota perkatesisht me shume se gjysma e votave te deputeteve qe Presidenti te kaloje dhe nese ne raundin e trete deshton te arrihet kjo kuote vendi shkon ne zgjedhje te jashtezakonshme.

Edhe mandatarit per krijimin e qeverise i nevojitet mbeshtetja e mbi pesedhjete per qind te deputeteve per ta formuar ekzekutivin.

Partite ne opozite Lidhja Demokratike e Kosoves Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Levizja Vetevendosje kane kritikuar formulen e ardhshme qeverisese duke e vleresuar ate te demshme per vendin dhe te lidhur per interesa personale te drejtuesve te PDK-se dhe AKR-se.

Pritet qe keto subjekte qe se bashku perbejne mbi 50 vende ne Parlament te votojne kunder zgjedhjes se Behxhet Pacollit Presidentit dhe kunder qeverise Thaci.

Per here te pare ne Kosove do te kete nje opozite goxha te forte e cila per nga fuqia e votes se elektoratit eshte me e madhe sesa partite qe do te jene ne pushtet.

Kjo per shkak se 20 vota qe do ti kete koalicioni qeverises jane nga vendet e rezervuara per pakicat ne Parlament ndersa rreth 45 te tjera jane rezultat i votave te siguruara ne zgjedhjet e dhjetorit.

Rrjedhimisht LDK AAK dhe Vetevendosje do te jene opozite e forte e cila do te mund te ndikoje fuqishem ne zhvillimet ne vend.

Opozita thote se qeveria e ardhshme do te jete qeveri e formuar nga komunitetet pakice dhe qeveri e pakices politike.

Vetevendosja betohet para flamurit kombetar

Deputetet e Levizjes Vetevendosje ne Kuvendin e Kosoves dje ne seancen konstituive e kane bere betimin me nga nje flamur kombetar kuqezi qe secili kishin vendosur perpara ne tavoline.Ata jane ngritur ne kembe si te gjithe deputetet e tjere gjate betimit. Me pas keta kane nenshkruar deklaraten e betimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›