E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti i Rejmond Dejvisit para gjyqit

Drejtësia pakistaneze do të vendosë për fatin e Rejmond Dejvisit, i cili akuzohet për vrasjen e dy personave në qytetin Lahore, kanë bërë të ditur burimet në Islamabad.

Ndonëse Dejvis pohon se ka vepruar në vetëmbrojtje, rasti në fjalë ka tensionuar marrëdhëniet SHBA-Pakistan.

New York Times ka raportuar se Dejvis ishte pjesë e një operacioni të CIA-s në lindje të Pakistanit, që kishte në shënjestër ekstremistët islamikë.

Shtetet e Bashkuara pohojnë se ai ka imunitet diplomatik dhe se duhet liruar menjëherë.

Gjykimi i Dejvisit për vrasje do të nisë të premten.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›