E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat ne Libi perhapen ne kryeqytet

Protestat kunder qeverise ne Libi te cilat po shtohen jane perhapur per here te pare ne qender te kryeqytetit Tripoli.

Diten e diel per disa ore rruget u mbushen me turma njerezish qe hidhnin parulla per rrezimin e qeverise se kolonelit Gadafi.

Gjate protestes jane degjuar vazhdimisht te shtena me arme ndersa ne mbare qytetin kane levizur shtellungat e gazit lotsjelles.

Disa ndertesave iu vu zjarri perfshire edhe rajone te policise.

Ne agim qendra e qytetit u duk e qete megjithese jane degjuar vazhdimisht te shtena sporadike me arme.

Ende nuk ka informacione lidhur me vendndodhjen e Kolonelit Gadafi i cili nuk eshte pare ne publik qe prej dites se premte.

Nje prej djemve te udheheqesit libiane Saif al-Islam al-Gaddafi e ka pranuar gjate nje fjalimi ne televizion se qytetet lindore Benghazi dhe Bayda jane marre ne kontroll nga opozita.

Ai e pranoi se policia dhe ushtria kishin bere disa gabime ne menyren se si ishin sjelle me turmat e zemeruara.

Megjithate ai kembenguli se numri i te vrareve ishte me i vogel sesa raportohej.

Saif Gadafi tha se ushtria libiane nen komanden e babait te tij ishte ende e forte dhe mijera mbeshtetes besnike te tij po i drejtoheshin kryeqytetit per ta mbrojtur Kolonelin Gadafi.

Ai premtoi se do te kishte reforma te shpejta ekonomike dhe se parlamenti libian ishte thirrur per te hartuar ligje me liberale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›