E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsujt e nderit ne Tirane


Festimeve të 28-29 Nëntorit u janë bashkuar edhe 40 konsujt e nderit të Shqipërisë në botë. Fillimisht atyre u është rezervuar një pritje nga zëvëndëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, ku merrte pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci.

Ministri Haxhinasto ka vlerësuar rolin e konsujve, duke i cilësuar ata, si pjesë përbërëse e trupit diplomatik shqiptar.

"Përkujdesje më e madhe ndaj komunitetit dhe diasporës shqiptare në vendet ku jetoni, është një objektiv i yni madhor, integrimi i tyre në shoqëritë tuaja, është gjithashtu një objektiv tjetër madhor. Po kështu ne dëshirojmë që përvecse integrimit të tyre të mbajmë të ndezur edhe dashurinë e këtyre komuniteteve e kësaj diaspore për dheun mëmë. Një sfidë e Festa e PavarësisëRama uron nga Prishtina Ditën e Flamurit Kryeqyteti feston Ditën e Flamurit Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi madhe e jona është gjithashtu të ndihmojmë shtetin e ri të Kosovës, të njihet ndërkombëtarisht si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit të Ballkan, prandaj jam i sigurt se ju do të angazhoheni dhe do të na ndihmoni dhe për këtë objektiv madhor", tha Haxhinasto.

Konsujt e nderit janë pritur edhe nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila fjalën e saj ia kushtoi ndryshimeve që ka pësuar Shqiperia dhe nevojën e promovimit të mëtejshëm të vendit tonë në botë.

"Unë e shoh si shumë të vecantë takimin me konsujt e nderit në mbarë botën. Ashtu sic e kanë thënë burra të mëdhenj të globit, liria funksionon dhe në Shqipëri dhe në Kosovë, cdo ditë tregon se ajo funksionon në mënyrën më të shkëlqyer. Por ne jemi po aq të vetëdijshëm se liria duhet shoqëruar me sensin e madh të përgjegjesisë. Natyrisht cdo gjë që ndodh me vendim tim dhe në kombin tonë kërkon dhe avokatët kudo në gjithë vendet e botës. Unë disa prej jush i njoh, i kam takuar në vende të ndryshme, unë e di për punën tuaj të mrekullueshme, për përkushtimin tuaj në promovimin e Shqipërisë, në avokaturën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve", tha Topalli.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Tej e përtej 28-s
Natasha Lako - Sikur të mos udhëtoja drejt Nju Jorkut në të enjten e fundit të këtij nëntori, nuk do të kisha krijuar asnjë lidhje mes Ditës amerikane të Thanksgiving ose të Falënderimeve dhe Ditës shqiptare të Flamurit, që festohet katër-pesë ditë më vonë.
28 Nëntori, të pavarur por jo të lirë
Andrea Stefani - Shqiptarët festojnë sot 99-vjetorin e pavarësisë, por jo atë të lirisë. Një pohim që tingëllon absurd për veshët e shumëkujt. Sepse si mund të jesh i pavarur dhe njëherazi jo i lirë?
Zbatimi i kritereve integruese
Për zbatimin e 12 kushteve kyce për integrimin e mëtejshëm të vendit në BE, Brukseli kërkon një marrëveshje të shpejtë mes Ministrisë së Integrimit dhe Komisionit Parlamentar përkatës, që drejtohet nga opozita. Zgjidhja për Gjykatën Administrative
Pas përpjekjeve më shumë se tre vjeçare për të votuar në parlament me shumicë të cilësuar projektligjin “për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” e për pasojë dështimin e kësaj odiseje që do të sillte funksionimin e Gjykatës Administrative, ministri i drejtësisë Eduart Halimi zbulon “asin nën mëngë” që sjell sipas tij fitoren e lojës. Kuvendi kundër telenovelave
Të premten, për fatin zhgënjyes shpesh të shqiptarëve dhe sidomos për fatin e keq të shtëpiakeve shqiptare, ishte seanca maratonë për miratimin e buxhetit.

Lajmet kryesore

99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë
Ceremoni në ditën e krijimit të shtetit shqiptar
Të ndarë për festat
Kryeqyteti feston Ditën e Flamurit
Po nëse euro "vdes"?!
Rama uron nga Prishtina Ditën e Flamurit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›